BE: Formati i dialogut nuk ndryshon pa pëlqimin e Kosovës dhe Serbisë

BE: Formati i dialogut nuk ndryshon pa pëlqimin e Kosovës dhe Serbisë

Lipjani nderon aktivistët që mblodhën mbi 1.5 milion euro për bamirësi

Deklaratave dhe paralajmërimeve nga politikanët për ndryshimin e formatit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i është përgjigjur Bashkimi Evropian.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë për Tanjug se asnjë ndryshim nuk mund të bëhet pa pëlqimin e të dyja palëve.

“Çdo ndryshim në formatin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen e Amerikës, duhet të mbështetet nga të dyja palët”, ka thënë Kocijançiq, transmeton lajmi.net

“BE është ndërmjetës për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradin. Nga të dyjat anët duhet të bien dakord për përmbajtjen, formatin, shpejtësinë dhe rendin e ditës”, theksoi tutje ajo.

Deklaratat më të shpeshta për përfshirjen e Amerikës në dialog i ka dhënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai vazhdimisht ka thënën se kjo gjë duhet të ndodhë.

Kurse nga pala serbe kanë pasur rezerva për përfshirjen e Amerikës në dialog.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)