Thaçi e Haradinaj, me mospjesëmarrje injorojnë përurimin  e sheshit dhe zbulimin e shtatores së Adem Jasharit

Thaçi e Haradinaj, me mospjesëmarrje injorojnë përurimin e sheshit dhe zbulimin e shtatores së Adem Jasharit

Fillojnë dëgjimet buxhetore 2019-2021

Në cerëmoninë e sotme të përurimit të sheshit “Adem Jashari” në Lipjan dhe zbulimn e shtatores me figurën e Komandantit Legjendar, në rreshtin e para, që rëndom në këto raste është i rezervuar për mysafirë, bartës të institucioneve, e dominonin figura të larta të LDK-së, anëtarë të familjes së Adem Jasharit, përfaqësues të FSK-së si dhe i pari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli.

Ajo që ra në sy , ishte se të pranishëm në këtë ceremoni nuk kishte asnjë figurë me post të lartë shtetëror, sidomos ajo e presidentit Thaci dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj, apo te ndonjë zyrtari tjetër shtetëror, njofton Ulpianapress.

Edhe pse, burime te sigurta të gazetës konfirmojnë, se Komuna e Lipjanit ua kishte dërguar ftesën zyrtare për pjesëmarrje të gjitha institucioneve, madje 10 ditë para ceremonisë së inaugurimit, me qëllim që këta të kishin mundësinë të planifikimit të agjendave të tyre, për habi, asnjëri nga ta nuk gjeti kohë, që në shenjë respekti për figurë kaq të madhe të kombit, të ishin pjesëmarrës në ngritjen e lapidarit dhe përurimit të sheshit që mbanë emrin e tij.

Edhe pse arsyet e mospjesëmarrjes së tyre nuk dihen, ajo që dihet është , se të njejtit, kur bie fjala për të përvetësuar meritat e luftës, pjesa dërmuese e tyre, para publikut shiten se cili ishte më bashkëluftëtar i Adem Jasharit kur lindi UÇK-ja, dhe cili ishte më i afërt me të. /Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)