“FLAMURI KOMBËTAR ËSHTË KOMBËTAR, KOSOVA DUHET TË KETË SIMBOLET E VETA”

“FLAMURI KOMBËTAR ËSHTË KOMBËTAR, KOSOVA DUHET TË KETË SIMBOLET E VETA”

Fotografi të jashtëzakonshme nga Blinaja (Foto)

Historiani Jusuf Buxhovi duke folur për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit ka komentuar edhe lidhur me simbolet kombëtare dhe ato shtetërore.

“Flamuri nuk është vetëm flamur, është pjesë e identitetit shpirtëror, shtetëror dhe politik. Simbolet dhe flamuri, flamuri kombëtar është flamur kombëtar për gjithë shqiptarët, por Kosova si shtet i pavarur duhet të ketë simbole të veta”.

“Unë e di qe ato nuk e paraqesin një pamje të flamurit por janë marrëveshjet ndërkombëtare, kanë qenë kompromise të mëdha. Duhet ta kuptojmë se shteti i Kosovës është e arritur e madhe historike, me gjithë peripetitë në të kaluarën. Shteti i Kosovës ka arritur që prej një vendi të shtypur të fitojë statusin e shtetit, asnjë krizë në botë, nuk ka marrë përgjigje aq pozitive sa ka marrë lëvizja shtetndërtuese në Kosovë”, ka thënë Buxhovi.

Buxhovi që ishte i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkohen, në fushat e kulturës, arsimit dhe të tjera.

“Shteti i Kosovës është shtet i shqiptarëve, edhe shteti i Kosovës edhe shteti shqiptar janë të njëjta, askush nuk na pengon të integrohemi në arsim e fusha të tjera. Fakti se kemi dy shtete tregon se jemi subjekt rajonal edhe më tepër, kemi përparësi shumë të mëdha që duhet t’i shfrytëzojmë. Shqiptarizmi ka nevojë të redefinohen në formën e bashkimit të shteteve, janë rrugë në planin diplomatik edhe historik që duhet të jenë kompatibil në planin e aleatëve tanë”.

Historiani i njohur ka folur edhe për politikanët kosovarë.

“Shteti i Kosovës ende nuk e ka rrumballëksuar procesin e shtet ndërtimit, kemi edhe dy detyra të rëndësishme – integrimin veriatlantik dhe në BE, politika jonë duhet të jetë e përgjegjshme dhe të punojë në përputhje me idealet. Kemi pasur një politikë që ka qenë në shpërputhje me këto ideale që edhe nacionalizmin e kanë përdorur për interesa”.

“Politika në Kosovë është kthyer kundër interesave në Kosovë, lojërat që kanë ndodhur në Parlament janë për çdo kritikë”, ka deklaruar Buxhovi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)