Edhe Magurja e përfshirë në frymën për LDK-në

Edhe Magurja e përfshirë në frymën për LDK-në

Kjo është pasuria e Imri Ahmetit

Fryma mobilizuese për tu rreshtuar me LDK-në dhe Imri Ahmetin, shtrirja e së cilës po vërehet gjithandej nëpër tubimet elektorale të kësaj partie, e që për nga masoviteti ngjanë me vitet e pasluftës kur kjo parti ishte ne kulmin e saj, ka përfshirë edhe Magurën, shkruan Ulpianapress.

Të tubuar në numër të madh, magurasit, kishin ardhur për t’i dëshmuar mbështetjen dhe besimin në punën e tij, njeriut që ua ktheu ujin e pijshëm, mungesën e të cilit banorët e këtij lokaliteti e kishin vuajtur për shumë vjet, para se ky të vinte në pushtet.
Por jo vetëm për këtë, por edhe për shumë projekte të realizuara në këtë lokalitet, e të cilat u prezantuan nëpërmjet sllajdit që kishin përgatitur të rinjtë e Magures.

Megjithëse e kishte të zorshme shkaku i brohoritjeve, Ahmeti fjalimin e tij e ka nisur me një rrëfim për një ftesë, që një orë para tubimit në Magure, iu kishte bërë nga një familje, që ky të ishte mysafir në konakun e tyre.
Derisa ka treguar për bisedën që kishte me kryefamiljarin, Ahmeti tha se ai i kishte deklaruar se kurrë nuk kishte qenë përkrahës i tij dhe se për shumë vjet kisht qenë mbështetës i një subjekti tjetër politik, por që kësaj here kishte vendosur qe ta votonte Ahmetin. Dhe Ahmeti ka spjeguar arsyet që kryefamiljari ia paska dhënë pse do ta votonte ate.

“Kryetar, të kam thirrë sot në konak, me të falënderu, që ma ke shtru sokakun me asfalt, pa të votuar kurrë, pa ta kërkuar kurrë këtë. Dhe kjo është arsyeja që të kam thirrë në konak me të tregu se jam me ty në zgjedhje, sepse ju keni dëshmuar, që nuk ndani lagje e sokaqe në baza të njerëzve që i përkasin partive politike, por keni ndërtuar aty ku ka pas nevojë, pa i dalluar njerëzit nga pikëpamja politike, por nga nevojat që ata i kanë”, ka rrëfyer Ahmeti.
Dhe kjo ndejë, Ahmetit i shërbeu për të përcuar mesazhin se vlerësimi i kryefamiljarit, dëshmoi se qytetarët dijnë ta cmojë punën dhe angazhimin korrekt dhe pa asnjë aferë politike.
Dhe mesazhin e dytë të cilin Ahmeti ka përmend është, lutja e kryefamiljarit drejtuar Ahmetit, që ky të mos i tregojë askujt për pritjen që ia kishte bërë atij dhe premtimit se do ta votojë ate. Dhe kjo i ka shërbyer Ahmetit, ti godasë ata persona që sipas tij nuk i lënë rehat njerëzit të mendojnë lirshëm, duke iu bërë presion dhe kërcënime për të votuar kundër vullnetit të tyre dhe duke shkelur të drejtën e njerëzve që votën e tyre, t’ia japin besimin atij që mendojnë se me punë e ka merituar.

“Lipjani dhe Kosova është cliruar me luftën heroike të UCK-së, ama Lipjani është cliruar nga haraqexhinjtë para katër viteve dhe nuk do të lejojmë që ajo kohë të kthehet kurrë ma”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa duke folur për projektet që ka paraparë për Magurën, Ahmeti tha se projekti i parë që do të realizohet në këtë lokalitet, do të jetë stadiumi i futbollit, ndërsa përpos disa projekteve tjera, si më kryesorin ka përmendur ndërtimin e një kompleksi sportiv, të ngjashëm me ate që ëhtë ndërtuar në Lipjan./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)