BB: Ballkanit i duhet një model i ri i rritjes ekonomike

BB: Ballkanit i duhet një model i ri i rritjes ekonomike

Krejt BIO veç tek 7 Vëllezërit!

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një model të ri të rritjes bazuar në produktivitet më të lartë, investime, eksporte më të larta dhe pjesëmarrje më të madhe të sektorit privat në ekonomi, thotë Banka Botërore.
“Vitet e fundit, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim në reformën e financave publike dhe rigjeneruese të rritjes ekonomike por qytetarët e tyre ende nuk mund t’i provojnë të mirat e saj”, ka thënë drejtoresha e Bakës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Val Gelder gjatë prezantimit të raportit ‘Ballkani Perëndimor: përshpejtimi i motorit të rritjes dhe prosperitetit’ në Vjenë, transmeton lajmi.net.

Rritja vjetore prej pesë për qind

Reformat dhe stabiliteti makroekonomik mund të ndihmojë këto vende në rritjen vjetore prej rreth pesë për qind, e cila do t’u mundësonte atyre të arrijnë standardin e BE-së.

Respektimi i reformave strukturore sipas drejtorit të Ballkanit Perëndimor, mund të përshpejtojë rritjen ekonomike të rajonit dhe të përmirësojë jetën e njerëzve duke arritur nivelin e standardeve në Bashkimin Evropian.

Zvogëlimi i rritjes ekonomike

Rritja ekonomie në vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2008 ishte mesatarisht 5.0 deri në 6.0 për qind në vit dhe ishte më e lartë se në BE dhe në botë. Pas krizës financiare kjo rritje është përgjysmuar dhe nuk ka arritur të arrijë standardin e jetesës në vendet e BE-së.

“Rritja ekonomike e arritur para krizës financiare është dëshmi e potencialit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Harald Weiglein, drejtor i Departamentit të Politikave Ekonomike, Tregjeve Financiare dhe Doganave në Ministrinë e Financave të Austrisë.

Investimet private, bashkëpunimi rajonal dhe vendet e punës

Ai shto se tani është më e rëndësishme të priorizohet zbatimi i masave të stimuluara nga investimet private të cilat do të forcojnë bashkëpunimin rajonal dhe do të krijojnë vende të reja pune.

Eksportet më të larta, investimet dhe punësimet janë prioritet për të gjithë krijuesit e politikës ekonomike, ndërsa bashkëpunimi më i mirë ekonomik në rajon do të rrisë pjesën e eksporteve ndaj PBB-së, thotë raporti.

Roli i rëndësishëm në sektorin privat

Pjesëmarrja e sektorit privat në ekonomitë e vendeve në të cilat shteti e ka rolin kryesor në ekonomi gjithashtu ka nevojë të luajë një rol më të fuqishëm. Produktiviteti i ulët dhe i ngadaltë në rritje kërkon përmirësimin e kushteve të biznesit në mënyrë që të tërheqë investitotë privatë dhe rritë numrin e kompanive private.

Banka Botërore tregon se papunësia në rajon është pothuajse dy herë më e lartë në vendet e vogla në tranzicion që tashmë janë anëtare të BE-së, ku gjysma e popullsisë janë të aftë për punë dhe një e katërta nuk mund ta gjejnë atë.

Prandaj është e rëndësishme të sigurohen sa më shumë njerëz që marrin pjesë në tregun e punës, me kusht që të hiqen pengesat për punësim me të cilat përballen të moshuarit, të rinjtë, gratë dhe pakicat, përfundon raporti./Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)