Shuma marramendëse që Ronaldo e fiton nga postimi i një fotografie në Instagram

Shuma marramendëse që Ronaldo e fiton nga postimi i një fotografie në Instagram

“Bomba” nga Spanja, Perez jep “OK” për shitjen e Ronaldos

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është mashkulli që fiton më së shumti në planet nga shpërndarja e fotografive të sponsorizuara në rrjetin social, Instagram.

Ronaldo i fiton plot 349.399 euro sa herë që poston një fotografi të Instagram, sipas një studimi të ri, transmeton Express.

Superylli i Real Madridit ka 116 milionë ndjekës në rrjetin social, e cila për bazë ka shpërndarjen e fotografive dhe videove.

Postimet e Ronaldos përbejnë kryesisht fotografi të familjes së tij në rritje, por 32-vjeçari po ashtu shpërndan fotografi të sponsorizuara, duke promovuar gjithçka, nga telefonat mobil deri të pijet e shëndetshme.

Vetëm dy të famshme fitojnë më shumë se portugezi nga shpërndarja e fotografive apo videove të sponsorizuara. Selena Gomez e para dhe Kim Kardashian e dyta.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)