Në fshatin Dumnicë e ulët në Vushtrri dje në mesditë ka ndodhur një rast i lëndimit të lehtë trupor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit pas disa telefonatave dhe shkëmbimit të disa mesazheve duke ofenduar njëri-tjetrin, të njëjti janë rrahur në mes veti me ç’rast njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit tre, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
COMMENTS