Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj, së bashku me 17 persona të tjerë edhe zyrtarisht tanimë janë larguar prej listave të kërkimit nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë.
Ky fakt nuk u ka ikur edhe mediave beogradase. Gazeta “Blic.rs” në ballinën e sotme publikon një shkrim me titull; “UZALUD POTERNICA SRBIJE “Interpol uklonio Haradinaja sa spiska traženih lica”, duke treguar kështu hapat për lirimin e shefit të qeverisë kosovare.
Mediumi në fjalë citon ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri i cili konfirmoi heqjen e flet-arrestit të lëshuar nga Serbia për 18 persona.
“Pas këtij vendimi, të gjithë këta individë janë të lirë të udhëtojnë jashtë Kosovës pa asnjë problem”, u shpreh ai.
Vlen të theksohet se në fillim të këtij viti, Haradinaj u arrestua në Francë nën një urdhër të lëshuar nga Serbia, por që më pas u lirua pasi gjykata franceze hodhi poshtë kërkesën për ekstradim në Beograd.
Serbia kërkonte Haradinaj për kryerjen e krimeve të luftës si ish-komandant i UÇK.
COMMENTS