CIA i ka kushtuar një rëndësi të madhe situatës politike në vendin tonë pas vdekjes së Enver Hoxhës. Përmes një dokumenti të deklasifikuar, tregohet situata që ndodhi pasi Ramiz Alia mori pushtetin. Sipas CIA, vetëm 9 anëtarë të Byrosë Politike nisën të lulëzonin, duke u piketuar si mbështetës së tij.
Mars 1985
Byroja politike me Alian
Rreth një vit pasi Ramiz Alia erdhi në pushtet, mediat shqiptare po japin sinjalet për rëndësinë se cilit nga nëntë anëtarët e plotë të byrosë politike. Renditjet tregojnë se cilët janë emëruar për politika në fushat e caktuara dhe ata te të cilët Alia mbështetet për të forcuar pozitën e tij. Alia e ka konsoliduar veten si njeriu më i fuqishëm në Shqipëri, por ende nuk ka autoritetin e padiskutueshëm që kishte Hoxha. Ai ka tentuar disa ndryshime në qeverinë e trashëguar nga epoka e Hoxhës, çka sugjeron se po lëviz me kujdes. Në fund të 1985 ka dhënë deklarata të bollshme në fjalimet e tij mbi politikat ekonomike dhe të jashtme të administratës, ku theksohet vazhdimi i linjës së pararendësit të tij. Zyrtarë të tjerë gjithnjë e më shumë po i referohet deklaratave të Alias si pikënisje të diskutimeve, edhe pse jo me të njëjtin adhurim që tregoheshin për citatet e Hoxhës. Pesë nga nëntë anëtarët e Byrosë duket se po lulëzojnë dhe me liderin e ri. Kryeministri Adil Çarçani është anëtar që prej vitit 1961. Ai dhe Alia janë të vetmit që japin udhëzime gjatë shfaqjeve publike dhe identifikohen si krerët e partisë e të shtetit, ndërsa të tjerët quhen thjeshte anëtarë të byrosë politike. Çarçani ka dhënë fjalimin kryesor në një nga dy plenumet e komiteti qendror partisë pas vdekjes së Hoxhës, ndërsa tjetri u dha nga Alia. Çarçani flet zakonisht për çështje ekonomike, por dhe për politikën e jashtme. Zëvendës-presidenti Rita Marko është ndoshta numri tre i partisë. Ai është pjesë e gardës së vjetër të Hoxhës dhe ka shërbyer në Byro prej vitit 1956. Edhe aktivitetet e tij raportohet shpesh dhe shfaqjet në publik konsiderohen të profilit të lartë. Marko shoqëroi Alian në udhëtimin në jug gushtin e kaluar, ku Alia dha një nga fjalimet më të rëndësishme të politikës së jashtme deri tani. Në tetor Marko i dha medaljen kombëtare kandidatit për në byro Foto Çami, i cili kohët e fundit është bërë sekretar i partisë dhe është i preferuar i Alias. Në lajmet e mediave shqiptare Marko renditet gjithmonë pas Alias dhe Çarçanit, përveç rasteve kur për anëtarët e byrosë përdoret rendi alfabetik. Marko i ka dhënë gjithashtu medaljen Alias në ditëlindjen e 60-të. Manush Myftiu është ngritur gjithashtu në byronë politike në 1956 dhe shfaqet shpesh nëpër forume. Tetorin e kaluar ai u zgjodh në krye të komisionit të komitetit qendror për krijimin e muzeut të Enver Hoxhës. Në komision merrnin pjesë anëtarët më të rëndësishëm të byrosë së Alia, Çarçani, Cami, dhe e veja e Hoxhës, Nexhmije. Myftiu shoqëroi Alian në vizitën në vendlindjen e Hoxhës verën e kaluar dhe komentet e tij përmenden shpesh për politikën e jashtme. Sekretarja e partisë Lenka Çuko është e vetmja anëtare femër e Byrosë. Ajo është pranuar në 1983. Çuko është emëruar në komisionin e muzeut të Hoxhës dhe bashkë me Alian ka vendosur kurora në emër të partisë dhe byrosë. Verën e kaluar ajo duket se mori përsipër punën e byrosë për të rinjtë. Çuko duket se përfiton mbështetjen e saj nga performanca ekonomike e Lushnjes, nga ajo vjen, që ishte i vetmi qytet që plotësoi planin ekonomik të vitit 1985. Sekretari i partisë Simon Stefani është pranuar në Byro në 1981. Ai shfaqet shpesh në publik dhe ka dhënë një numër fjalimesh të rëndësishme. Nga paraqitjet e Stefanit duket se ai ka përgjegjësi për çështjet ushtarake.
Humbësit
Humbësit kryesore të administratës së Alias ishin disa në krye të posteve kritike të qeverisë. Ministri i Brendshëm Hekuran Isai, anëtar i byrosë që prej vitit 1975, nuk ka marrë më vëmendjen e shtypit megjithëse trashëgoi postin e rëndësishëm dhe statusin si një nga gjashtë sekretarët e partisë. E përditshmja zyrtare Zëri i Popullit në fillim të dhjetorit sulmoi zbutjen e rendit dhe ligjit në vend, duke iu referuar tërthorazi ministrisë së Isait. Në fund të vitit të kaluar ndodhi incidenti i gjashtë shqiptarëve që arritën të kalonin personelin e sigurisë të Isait dhe u futën në ambasadën italiane për të kërkuar azil. Kjo shkaktoi konfrontime me Italinë dhe dëmtoi statusin e Isait, prandaj ai mund të jetë i pari që do të shkarkohet nga Alia, i cili me siguri do të vendosë njeriun e tij. Ministri i Industrisë e minierave Hajredin Çeliku ka hyrë në Byro në 1981. Ai mban një nga postet më të rëndësishme të qeverisë por është një nga figurat më pak të dukshme. Çeliku ka drejtuar këtë dikaster gjatë disa viteve performancë të dobët, aq sa dhe qeveria nuk ka raportuar më masën e rritjes së industrisë. Ky sektor pritet të këtë rendiment të njëjtë dhe për 1986 dhe Çeliku pritet të shkarkohet nga ministria e ndoshta dhe nga Byroja Politike. Anëtarët e Byrosë Muho Asllani e Pali Miska kanë mbetur në pozitë të errët e të parëndësishme. Asllani për shembull gjatë një paraqitjeje në tetor dukej në plan të dytë pas Nexhmije Hoxhës, si anëtar i komitetit qendror. Shtypi shqiptar thotë se Asllani në fillim të vitit humbi postin si sekretar i parë i Durrësit dhe shkoi të drejtojë partinë në Shkodër, por edhe atje nuk është paraqitur në publik. Ndërsa Pali Miska ka qenë rival i Çelikut në adhurimin publik ndaj Alias. Në botën e errët të politikës shqiptare nuk dihen qartë lidhjet e politikave kombëtare me manovrat e udhëheqjes. Ministri Isai mund të ketë kundërshtuar Alian mbi hapat që ai ka marrë për zbutjen e shtypjes së brendshme politike. Janarin e shkuar pushteti shpalli amnisti për të burgosurit politikë të kualifikuar, dhe disa komentatorë perëndimorë thonë se regjimi i Alias ka lejuar disa shqiptarë të moshuar të vizitojë të afërmit në Perëndim. Kreu i industrisë Çeliku mund të ketë kundërshtuar nisjen e reformave në sektorin e tij, me të cilat Alia e Çarçani kërkojnë të riparojnë ngërçin ekonomik. Një gazetar kinez raportonte se në sektorin bujqësor, që është konfirmuar pjesërisht dhe nga autoritetet shqiptare, pushteti po inkurajon fshatarët të mbjellin prodhimet e tyre dhe kafshët e tyre, duke ndryshuar politikat e dekadave të mëparshme. Raporti i planit për vitin 1986 sugjeron se ministria e ndërtimit ka nisur nxitjen e ndërtimit të shtëpive private dhe asistencë financiare të qeverisë, me qëllim reduktimin e mangësive në strehim. Por nuk ka shenja se ministria e industrisë e minierave po inkurajon qasje të reja në kundërpërgjigje të performancës së dobët. Nga ana tjetër lëvizjet në çështjet e të rinjve tregojnë se qeveria trembet se me rritjen e kontakteve tregtare me perëndimin, do të përhapen në vend vlerat ekonomike e kulturore anti-komuniste. Mediat shqiptare shpesh ankohen për zbutjen e disiplinës ideologjike dhe rritjen e materializimit të të rinjtë. Alia duket se po formon një “byro Politike” të brendshme me pesë anëtarët kryesorë dhe Foto Çamin. Nëse ky i fundit bëhet anëtar i plotë i Byrosë në kongresin e këtij viti, Alia do të ketë maxhorancën e grupit të tij në Byro dhe në sekretariatin e partisë. Nëse besnikët e vjetër të Hoxhës Marko e Myftiu do të pranojnë eksperimentimet e vogla ekonomike dhe politike, ata gjithsesi do të mbështetësin Alinë prej besnikërisë ndaj kreut të partisë. Gjithsesi nuk kemi prova se Alia apo Çarçani mund të nisin ndryshime madhore që mund të sjellin pakënaqësi te garda e vjetër. Alia supozohet se është i sigurtë nga sfidat brenda partisë dhe mund të bëjë kokë turku Çelikun deh Isain për mungesën e progresit ekonomik.
11 mars 1988
Departamenti i Drejtësisë
Konsolidimi i pushtetit nga sekretari i parë i partisë Ramiz Alia dhe rrjedhimisht vendosja e marrëdhënieve diplomatike me vendet perëndimore. Burimi ynë që është një studiues dhe njohë si mirë i çështjeve shqiptare, ka informacion të dorës së parë mbi liderët politikë shqiptarë, përfshi dhe liderin aktual Ramiz Alia, me të cilin ka qenë në një shkollë. Në disa raste në të kaluarën ai i ka dhënë FBI informacione të besueshme, ndërsa informacioni i mëposhtëm është dhënë prej tij më 25 shkurt 1988: Ramiz Alia, sekretari i parë i Partisë Komuniste të Shqipërisë, president dhe komandant i forcave të armatosura, po konsolidon me sukses pushtetin e tij në Shqipëri. Përveç mbajtjes së postit të parë në vend ai ka mbushur tre postet e tjera më të rëndësishme me të besuarit e tij. Këta njerëz kanë qenë miq të ngushtë që prej viteve 1944-1945, teksa kanë shërbyer së bashku në Brigadën e Shtatë Partizane gjatë luftës së Dytë Botërore, ku Alia ishte komisar politik.
Njerëzit e Ramiz Alisë
Adil Çarçani, kryeministri shqiptar (posti numër dy në vend) ka qenë komandant i Brigadës së Shtatë Partizane. Hekuran Isai, ministër i brendshëm e zëvendës krye-ministër (posti numër tre në vend) ka qenë oficer në Brigadën e Shtatë. Ndër përgjegjësitë e Isait është drejtimi i policisë dhe shërbimeve të inteligjencës, të njohura si Sigurimi. Prokop Murra, ministri i drejtësisë (posti numër katër në vend) ka qenë gjithashtu oficer në Brigadën e Shtatë partizane. Të gjithë këta njerëz u ngritën në pushtet nga ish-lideri Enver Hoxha përpara vdekjes së tij. Hoxha dëshironte të mbante këtë klikë për të ruajtur hegjemoninë e tij dhe atë të të vesë së tij Nexhmije Hoxha.
Kuanti i Ramiz Alisë
Pas ardhjes në fuqi, Ramiz Alia ngriti edhe kunatin e tij Reiz Malile në postin e fuqishëm të ministrit të jashtëm. Malile përshkruhej si njeri inteligjent, serioz dhe besnik ndaj Alias, dhe që postin e mori jo vetëm për aftësitë e tij por edhe prej marrëdhënies mes tyre. Diku para vitit 1973, Malile ishte ambasador në Kinë, kur gruaja e tij (motra e Alias) bashkë me dy fëmijët u vranë në një aksident ajror teksa po udhëtonin nga Pekini drejt Moskës. Malile pas kësaj pësoi një tronditje të rëndë psikologjike dhe humbi mendjen për disa kohë. Por megjithëse u rekuperua dhe u rimartua, ende vuan kriza të herëpashershme. Rreth vitit 1981 apo 1982 trupat e familjes së tij erdhën në Shqipëri dhe Malile i izolua për rreth dy javë duke mos folur e mos takuar askënd.
Me konsolidimin e pushtetit të Alias, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës. Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë të ruajnë politikat izolacioniste të ish-diktatorit, kurse Alia kërkon një hapje më të madhe ndaj Perëndimit. Për momentin Alia raportohet se nuk kërkon hapje ndaj Shteteve të Bashkuara apo Bashkimit Sovietik. Në javët e fundit Ramiz Alia ka bërë disa gjeste pozitive ndaj Britanisë, duke përfshirë dhe një citim në shtypin vendas, ku ka thënë: “Nëse ne dhe Britania e Madhe ulemi për të diskutuar, ne mund të zgjidhim problemet tona”. Alia ka njoftuar gjithashtu se një skuadër futbolli shqiptare do të udhëtojë drejt Britanisë për disa ndeshje në vjeshtën 1988 apo në 1989.
Marrëdhëniet me Britaninë
Burimi ynë mendon se këto zhvillime janë pararendëse të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Britaninë e Madhe. Gjatë vitit të fundit Shqipëria ka vendosur marrëdhënie me Kanadanë, Gjermaninë Perëndimore dhe Greqinë. Për arsye të problemeve urgjente të brendshme, burimi ynë mendon se qeveria shqiptare e pranon nevojën e zhvillimit të ekonomisë me anë të tregtisë me Perëndimin, veçanërisht me Gjermaninë Perëndimore. Këta të fundit kanë ngritur gjatë bisedimeve çështjen e të drejtave të njeriut, dhe për herë të parë qeveria shqiptare po pranon njëfarë ndjeshmërie ndaj opinionit botëror për të dhënat e saj mbi të drejtat e njeriut. Në një fjalim të kohëve të fundit të raportuar nga shtypi i brendshëm, Foto Çami, sekretari i komitetit qendror të partisë komuniste (një tjetër njeri zgjedhur nga Ramiz Alia) përmendi faktin se Shqipëria po detyrohet të përmirësojë të dhënat e saj për të drejtat e njeriut. Çami mohoi të ishte probleme për këtë temë, duke përmendur se Shqipëria kishte liri shtypi dhe fjale dhe se Shqipëria i kishte bërë një shërbim të madh popullit të saj duke e çliruar atë nga paragjykimet e fesë. Megjithëse fjalimi i Çamit mohonte problemet dhe abuzimet e qeverisë, ishte i pari që diskutonte në një nivel të lartë dhe publikisht për punët e të drejtave të njeriut. Përveç ndryshimeve të personelit të rangut të lartë, Ramiz Alia soli gjithashtu njerëz më të rinj, më të arsimuar në të gjitha strukturat e administratës, të cilët rrjedhimisht do të ishin besnikë ndaj tij. Ka pasur rezistencë për këtë nga anëtarët e vjetër të partisë, dhe veçanërisht nga besnikët e Hoxhës, por raportohet se këta janë duke u reduktuar në numër. Burimi ynë parashikon se në tre apo kaur vjet të gjtihë besnikët e vjetër të regjimit do të kalohen mënjanë, teksa Alia po krahasohet me një figurë të tipit Gorbaçov, pra të moderuar.
Shkurt 65
Më 1 shkurt Shqipëria publikoi 5 dokumente gjatë këmbimeve me komisionin politik të Paktit të Varshavës, në lidhje me takimin e janarit në Varshavë. Dokumentet nënkuptonin se polakët i kishin ftuar në mënyrë unilaterale Shqipërinë të merrte pjesë , ndërsa shqiptarët ishin përgjigjur në një letër me rreth 7000 fjalë ku kërkonin që polakët t’ia shpërndanin të gjithë pjesëmarrësve në sesion. Letra ishte një denoncim i ashpër i “akteve shumë armiqësore të Bashkimit Sovjetik ndaj Shqipërisë” që prej vitit 1961, duke përfshirë dhe akuzat se BRSS i vodhi Shqipërisë tetë nëndetëse … si dhe anije shqiptare të cilat ishin në riparim në portin sovjetik të Sevastopol. Në të thuhej se letra sovjetike e vitit 1961 e cila prishi përfundimisht marrëdhëniet, ishte e nënshkruar nga kryeministri aktual sovjetik Kosigin, dhe se qeveria shqiptare ka dokumente që provojnë se “një grup njerëzish, të cilët ishin dhe janë në krye të qeverive socialiste të Paktit të Varshavës, kanë bashkëpunuar me renegatë të regjimti të Titos, me monarko-fashistët grekë dhe me flotën e 6-të të SHBA, që me ndihmën e agjentëve të tyre të brendshëm në Shqipëri të përmbysin pushtetin e popullit me një sulm të dhunshëm të armatosur”. Letra më tej cakton kushtet e Shqipërisë për pjesëmarrje në këto takime, mes të cilave përfshihen kthimi i pronave të vjedhura, kompensimi dëmeve nga BRSS, distancim nga shkeljet arbitrare si dhe ndalim të menjëhershëm të dërgesave të armëve për titistët jugosllavë dhe reaksionarët indianë. Pakti i Varshavës u përgjigj se kishte marrë letrën shqiptare dhe theksonte se çështja e pjesëmarrjes së Shqipërisë varet nga vetë qeveria e saj./VOAL.ch
COMMENTS