ORA ME VLERË 11 MIJË EURO – DHURATA E PRANUAR NGA KËSHILLTARJA E KRYEMINISTRIT

ORA ME VLERË 11 MIJË EURO – DHURATA E PRANUAR NGA KËSHILLTARJA E KRYEMINISTRIT

Reklamo biznesin tuaj në Gazetën Ulpianapress

Ora me vlerë 11 mijë euro – dhurata e pranuar nga këshilltarja e kryeministrit
Dhurata në vlerë të 11 mijë eurove, jo shumë kush e ka provuar. Meliza Haradinaj, këshilltarja e kryeministrit të vendit, ka pranuar një orë dore në vitin 2015 e që sipas saj vlera e kësaj ore është 11 mijë euro.

Meliza Haradinaj, në deklarimin që e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka thënë se bashkëshorti i saj ka në pronësi një banesë në vlerë të 600 mijë eurove, veturë të tipit Range Rover në vlerë të 400 mijë eurove dhe veturë tjetër të tipit BMW të cilën e ka vlerësuar në shumën prej 30 mijë eurove.


Para se të emërohej këshilltare e kryeministrit, Meliza Haradinaj kishte shërbyer si asambliste në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ndërkaq sipas deklarimit Haradinaj merr një pagë në vlerë prej 577 euro./Insajderi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)