Ditë më parë PDK e Lipjanit, kishte ushtruar kallëzim penal ndaj Mentor Vishesellës, me pretendimin se ky ka kërcënuar me jetë kandidatin e kësaj partie për kryetar të Lipjanit Ismet Hajrullahun.
Vishesella, i cili njëherit është edhe vozitës i Imri Ahmetit, kryetarit aktual dhe kandidatit të LDK-së edhe për një mandat në krye të Komunës, jo vetëm që ka hedhur poshtë akuzat e PDK-së, duke i quajtur ato si krejtësisht të pavërteta, por ka vendosur qe të ngrisë padi ndaj këtij subjekti dhe kandidati të saj për kryetar të Lipjanit Ismet Hajrullahut, për sic thotë shpifjet që janë bërë kundër tij. /Ulpianapress/
Ja postimi i plotë i Mentor Vishesellës, ku njohton për padinë që ka ushtruar:
”Sot e drejtova një padi në Gjykatë, Padi kjo e drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kandidatit për Kryetar Ismet Hajrullahu, kundrejt shpifjeve qe janë bërë se kinse une e kam kërcënuar me vdekje Ismet Hajrullahun. Kjo totalishte është një shpifje prandaj kërkojë nga organet e drejtësisë qe kjo shpifje të dënohet në bazë të normave ligjore, sepse me këto shpifje po nxitet urrejtje dhe po tensionohen raportet mes qytetarëve. Ndoshta ky edhe është qëllimi i tyre të fusin përqarje e konflikte në shoqëri.
T’i besojmë organeve të drejtësisë”.
COMMENTS