Pas Serbisë, edhe Mali i Zi i ofron ndihmë Shqipërisë

Pas Serbisë, edhe Mali i Zi i ofron ndihmë Shqipërisë

Fitore Pacolli i ndërron fjalët për atë se çfarë u fol në Zyrën e BE’së, publikon bisedën private me Blerta Deliun

Presidenti i Malit të Zi, Dushko Markoviq, i ka ofruar ndihmë materiale dhe teknike Shqipërisë e vila po përballet me përmbytje të mëdha.

“Qeveria dhe institucionet e Malit të Zi do t’ju dalin në ndihmë në kufij të mundësive”, ka porositur Markoviq kolegun e tij shqiptar, Edi Rama.

Markoviq shprehur keqardhjen e tij për përmbytjet e mëdha që kanë goditur Shqipërinë, posaçërisht për shkak të viktimës dhe dëmeve të mëdha materiale.

Veç Malit të Zi, ndihmë ka ofruar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas njoftimit zyrtar për media, Vuçiq ka shprehur edhe keqardhjen e tij për përmbytjet dhe ka thënë se “Serbia është e gatshme t’i ofrojë përkrahje teknike dhe ndihmë Shqipërisë në parandalimin e pasojave më të rënda të kësaj katastrofe natyrore”.

Ndihmë Shqipërisë i ka ofruar edhe Kosova dhe tashmë forcat emergjente të MPB-së kanë arritur në Fier. Edhe FSK-ja është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Shirat e mëdha që kanë rënë ditëve të fundit kanë bërë që lumenjtë të dalin në shtretërit dhe të përmbyten fshatra të tërë në jug të Shqipërisë.

Deri me tash janë evakuuar mbi 300 familje në afërsi të lumit Vjosa, rreth 120 kilometra në juglindje nga Tirana.

Kryeministri Rama ka thënë se mbi 6400 shpëtimtarë, policë dhe ushtarë po përballen me situatë kritike. /Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)