Ditën e djeshme në Naxhafit, Irak, një lypës 78-vjeçar i cili mbijetonte me lëmoshën e kalimtarëve ka ndërruar jetë.
Të gjithë mendonin se ai ishte i zhytur në skamje dhe kështu i falnin të holla sa herë e shihnin anë rrugës.
Pas vdekjes së të moshuarit, policia shkoi të kontrollonte shtëpinë e tij dhe sasia e parave që gjetën brenda, i la pa fjalë. Ai u etiketua si “lypësi milioner”, pasi të ardhurat e tij kapnin vlerën e 72 milionë e 322 mijë dinarëve.
Gjykata vendosi të kjo shumë parash t’i dhurohej shtëpisë së jetimëve.
COMMENTS