Eksploruesit Daniel Caron dhe Luc Le Blanc, të cilët kishin hobi të zhvillonin hulumtime në shpellën Saint-Leonard në lindje të Montrealit, zbuluan një kalim nëntokësor të ri të papërfunduar
Në qytetin Montreal të Kandasë është gjetur shpella 15 vjeçare nën tokë për të cilën thuhet se i përket epokës së akullnajave.
Eksploruesit Daniel Caron dhe Luc Le Blanc, të cilët kishin hobi të zhvillonin hulumtime në shpellën Saint-Leonard në lindje të Montrealit, zbuluan një kalim nëntokësor të ri të papërfunduar, me stalaktikë dhe liqene.
Ata treguan se shpella e akullnajave, e cila ndodhet nën Parkun Pie XII të Montrealit, ka një formë të ngjashme me katedralen, Caron dhe Le Blanc. Sipas tyre rruga e kalimit për të arritur në shpellë, e cila parashikohet se është 15 mijë vjeçare, është në gjatësi prej të paktën 200 metrash, në lartësi prej 6 metrash dhe në gjerësi prej rreth 3 metrash.
Eksploruesit thonë se pjesa kryesore e shpellës është gjetur prapa murit të gurit gëlqeror, ndërsa se në pjesën kryesore kanë hyrë duke hapur një vrimë në madhësi prej rreth 1 metër, sa për të hyrë një njeri.
Carno dhe Le Blanc, të cilët e ndanë zbulimin e tyre me transmetuesin zyrtar të Kanadasë CBC, njoftuan se shpella vazhdon si një korridor i gjatë dhe se ende nuk e dinë se ku përfundon.
Duke bërë të ditur se në shpellë ndodhet një liqen nëntokësor në thellësi prej 5 metrash, eksploruesit Caron dhe Le Blanc thonë se “Njësitë gjeologjike, të cilat mund të depozitojnë ujë në një masë të madhe i quajmë akuiferë. Akuiferët janë shtresa të cilat mbajnë ujërat nëntokësore dhe të cilat kanë pore dhe depërtueshmëri të lartë. Mendojmë se edhe kjo është akuiferi i Montrealit”.
Gjithashtu eksploruesit thanë se me vite ishin në kërkim të një pjese të panjohur të shpellës St. Leonard, dhe se kjo shpellë u zbulua nëpërmjet këtij kërkimi.
Ata rikujtuan se pjesa kryesore e shpellës St. Leonard është e hapur dhjetëra vite më parë për qytetarët. Caron dhe Blanc thonë: “Por, askush nuk e dinte se një pjesë e madhe ndodhet e fshehur prapa murit gëlqeror”.
Planifikohet që shpella të hapet për qytetarët dhe eksploruesit në një të ardhme të afërt./AA/
COMMENTS