Paralajmërimi i Vetëvendosjes për metodat kundër Demarkacionit

Paralajmërimi i Vetëvendosjes për metodat kundër Demarkacionit

VETËVENDOSJE NJOFTON SE KA FILLUAR PROCESIN PËR ZGJEDHJEN E KRYETARIT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur lidhur me masat që do të ndërmarrë kjo parti për mosratifikim të versionit aktual të Demarkacionit, nëse i njëjti shkon për miratim në Kuvend.

Sa i përket versionit aktual të demarkacionit, Selimi bëri të ditur se Vetëvendosje ruan të njëjtat qëndrime.

“Ajo që duhet të dijë opinioni është që Lëvizja Vetëvendosje i ka të njëjtat qëndrime për Demarkacionin për versionin aktual, për versionin e Thaçit i ka të njëjtat qëndrime”, pohoi ai.

Deputeti Selimi ka thënë se tashmë nuk ka nevojë që Demarkacioni të kundërshtohet me gaz lotsjellës. Sipas tij, tashmë këtë marrëveshje mund ta kundërshtojnë me vota.

“Në mandatin e kaluar kemi përdorur mjete të tjera në mungesë të mjeteve që i kemi sot, ne i kemi sofistikuar mjetet tashmë nuk jemi 16 deputetë, por 32 deputetë, nuk ka nevojë për pengesa tjera, sepse ne do ta pengojmë me votë dhe do të jetë e mjaftueshme”, shtoi deputeti i Vetëvendosjes për gazetën Blic.

Vetëvendosje është e bindur se komisioni për shënjimin e kufijve në krye me Shpejtim Bulliqin do të sjellë të gjetura të reja, me anë të të cilave sipas tyre Kosova nuk do të humb territor.

‘”Të gjeturat që do të sjell komisioni i ri ne i kemi ditur edhe më herët, marrëveshja është e padrejtë dhe e dëmton Kosovën, nuk kemi nevojë për protesta sepse I kemi 32 deputetë”, përfundoi Selimi.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ne mbledhjen e nesërme do ta shqyrtojë projektligjin për Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Në ketë mbledhje do të diskutohet edhe raporti i ish- komisionit të kaluar shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi, qe udhëhiqe nga ana e Murat Mehës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)