Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i kënaqur pasi Qeveria miratoi vendimin për të çuar në Kuvend marrëveshjen e Demarkacionit për ratifikim.
Ai, transmeton Koha.net, në Facebook sot ka shkruar se votat e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës do të jenë për miratim.
Ky është postim i Veselit:
“Përshëndes vendimin e Qeverisë për ta sjellë në Kuvend Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë. Marrëveshja duhet të kalojë dhe vota jonë është “pro”, siç e kemi thënë në vazhdimësi.
Izolimi i qytetarëve tanë duhet të marrë fund. Presim nga Bashkimi Evropian liberalizimin e vizave”.
© KOHA
COMMENTS