Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesat e Lidhjes Demokratike për rinumërimin e votave në Prishtinë, si dhe ankesat e Partisë Demokratike në Prizren.
PZAP-i ka publikuar vendimet rreth ankesave të subjekteve politike pas mbajtjes së balotazhit më 19 nëntor.
Sipas vendimit të PZAP-it, nuk do të ketë rinumërim të votave në Prishtinë, që e kishte kërkuar LDK-ja, ndërsa këtij subjekti politik nuk i janë aprovuar ankesat as për komunën e Dragashit dhe Kamenicës.
As Prizreni nuk do të shkojë në rivotim, sipas vendimit që mori PZAP-i, ndërsa ankesat PDK-së i janë refuzuar edhe në Rahovec dhe Klinë.
COMMENTS