Osmani: Haradinaj na akuzonte për tradhti, sot e çoi dorën për të njëjtën marrëveshje

Osmani: Haradinaj na akuzonte për tradhti, sot e çoi dorën për të njëjtën marrëveshje

Osmani për planin e Thaçit: Jo vetëm që do ta ndante Kosovën, do të bënte shtet të pabanueshëm

Deputetja e LDK’së Vjosa Osmani thotë se kryeministri Ramush Haradinaj sot ka votuar marrëveshjen me Malin e Zi, për të cilën dikur akuzonte për tradhti.

Nëpërmjet Facebook, Osmani ka publikuar dy fotografi, nëpërmjet të cilave, sipas saj, shihen reagimet e ndryshme të Haradinajt për marrëveshjen e gushtit të vitit 2015. Në atë kohë Haradinaj ishte në opozitë. Haradinaj thotë se demarkacioni me Malin e Zi i humb territor Kosovës.

Dy fotografi – E njëjta marrëveshje

A është e mundur që e gjithë ajo vëmendje sot ishte te reagimi “kuku, kuku” i Kryeministrit, e jo te fjalët që i tha përderisa ngriste dorën për të votuar PËR: “Miratohet/Aprovohet Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit në mes të Kosovës e Malit të Zi”.

Po, po: ështe po e njëjta marrëveshje e vitit 2015. Asnjë pikë, asnjë presje s’ka ndryshuar. Po e njëjta marrëveshje nëpërmjet së cilës dhuna dhe akuzat për tradhti ishin bërë përditshmëri. Po të njëjtën, sot e votoi Kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar.

Marrëveshja për Demarkacion, bashkë me raportin e Komisionit të Shpejtim Bulliqit, është dërguar në Kuvend pasi është miratuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)