Gennaro Gattuso ka pranuar se nuk ka fjetur pas barazimit 2 me 2 të Milanit me Beneventon të dielën.
Benevento ka humbur 14 ndeshjet e para në Serie A, por me Milanin arriti të siguronte pikën e parë sezonale duke barazuar në minutën e 95-të përmes një goli të portierit Alberto Brignoli.
“Nuk kam fjetur fare për shkak të zhgënjimit. Nuk kam fjetur fare sepse e rishihja në kokë ndeshjen deh faktin që nisëm kaq keq”, ka thënë trajneri i ri i Milanit për “Milan TV”.
Gattuso zëvendësoi Vincenzo Montellan e shkarkuar javën e shkuar pas rezultateve të dobëta. Milani tani është i teti në tabelën e Serisë A me 21 pikë pas 15 ndeshjeve.
© KOHA
COMMENTS