HAMZA PREMTON RRITJE TË PAGAVE NË SEKTORIN PUBLIK

HAMZA PREMTON RRITJE TË PAGAVE NË SEKTORIN PUBLIK

Përurohet objekti i ri shkollor në Gadime

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës po debatohet për draft-buxhetin e Kosovës për vitin 2018.

Fillimisht, kryeministri Ramush Haradinaj tha se nga të dhënat buxhetore, do të ketë rritje dinamike të ekonomisë.

Haradinaj tha se rritje ekonomike do të jetë prej 4.6 për qind.

“Të hyrat buxhetore janë më shumë se 6 për qind”, tha Haradinaj para deputetëve.

Ndërkaq, për të sqaruar më në detaje draft-buxhetin, para deputetëve foli ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili tha se me këtë buxhet do të ketë, veç tjerash, edhe rritje të pagave.

“Draft buxheti i 2018-ës është i harmonizuar me të gjithë. Përmes këtij buxheti jemi të bindur që kemi bërë një shpërndarje të mirë. Ka një numër të madh të politikave reformuese, implementimi i të cilave zgjat me vite. Draft buxheti nuk duhet të shihet nga këndvështrimi izolues veç për 2018, por më larg. Buxheti është i bazuar nga programi i qeverisë, i reformave të ekonomisë dhe në kontekstin makroekonomik brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë ministri Hamza para deputetëve, raporton KTV.

Ai deklaroi se Kosova do të ketë rritje ekonomike të qëndrueshme, do të ketë politika tatimore në mbështetje të sektorit privat për krijim të ambientit të përshtatshëm biznesor.

“Do ketë rritje pagash [të sektorit publik], financim për skemat sociale, rritje substanciale për financim të projekteve kapitale në sektorin publik. Në vitin 2018 do të kemi rritje ekonomike 4.6% në terma realë, ndërsa nominal 6%. Në këtë rritje ekonomike nuk merren parasysh edhe investimet e mëdha që pritet të ndodhin siç është rasti me ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re”, u shpreh ministri i Financave, Bedri Hamza.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)