Kryetari i Kuvendit, njëherit edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se demarkacioni do të shkojë në Kuvend pasi ta përfundojë punën Komisioni për Punë të Jashtme.
Ai ka thënë se kjo çështje nuk është partiake por interes nacional, derisa ka shtuar se Kosova është duke u vonuar në këtë çështje.
“Po të pyetesha unë dhe të flisja me emocione si shqiptar kufirin do ta mbroja nga Ulqini e deri në Shkup por tash duhet t’i lëmë pallavrat”, është shprehur ai.
COMMENTS