Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, ka ftuar anëtarët e përbërjes së re të Kuvendit të Lipjanit, që të martën e 12 dhjetorit, të marrin pjesë në mbledhjen konstituive, në të cilën anëtarët e rinj të Kuvendit to ta bëjnë betimin dhe më pas do të nënshkruajnë deklaratën solemne për marrjen e detyrës së kuvendarit.
Siç njoftohet në faqen zyrtare të Komunës së Lipjanit, mbledhja do tëfillojë nga ora 10:00, dhe ajo do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanti. Nga 31 anëtarë sa ka Kuvendi i Lipjanit, LDK do të ketë numrin më të madh të ulëseve prej 12 sosh, PDK 6 ulëse, Vetëvendosje 3 ulëse, AAK, 3 ulëse, AKR 3 ulëse, Nisma 2, ndërsa me nga një ulëse do të përaqësohen PDIU dhe PD /Ulpianpress/
COMMENTS