Paul Pogba insiston se ndërhyrja në Hector Bellerin ishte e paqëllimtë.
Francezi i Manchester United ka deklaruar se se i vjen shumë keq.
“Nuk fola pas ndeshjes sepse nuk kisha kohë, por mendoj se Hector, e njohë shumë mirë dhe kurrë nuk do të kisha bërë diçka të tillë”, tha Pogba.
“Fatkeqësisht për mua, gjërat u interpretuan më ndryshe se realiteti dhe bëri që ndërhyrja të dukej e ashpër, por nuk ishte ai qëllimi. Ata morën vendimin, gjyqtari nxori të kuqin dhe ky është futbolli”, shtoi ai. /Lajmi.net/
COMMENTS