Partia Vetëvendosje po dyshohet se është duke u përçarë, e gjithë kjo për shkak të një konflikti që ka ndodhur ndërmjet dy deputetëve të kësaj partie, Aida Dërgutit dhe deputetit Albin Kurti
Kështu, të paktën, del, nga një letërkëmbim ndërmjet anëtarëve me ndikim të kësaj partie me kryetarin e Vetëvendosjes.
Mirëpo, rreth kësaj nuk ka dashur të prononcohet deputetja, emri i së cilës është lakuar të ketë konflikt, Aida Dërguti.
“Nuk mundem të deklarohem tash”, ka thënë shkurtimisht Dërguti për “GazetaBlic”.
Megjithatë, në letrën e publikuar në medie, thuhet se deputetja Dërguti ka ofenduar themeluesin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Letra nuk tregon se ç’fyerje publike ka bërë deputetja Dërguti për Kurtin. Këtë e kishte konfirmuar edhe Visar Ymeri me një letër, ku njoftonte për mbledhjen e kryesisë së partisë.
COMMENTS