Orientimet programore të AAK-së për Shëndetesinë në Lipjan

Orientimet programore të AAK-së për Shëndetesinë në Lipjan

Fitim Selimi reagon pas suspendimit të mjekëve: Po e përshpejtojnë largimin e kuadrove nga institucionet shëndetësore!

Shendetesia eshte njera nga sferat me te rendesishme te sherbimeve publike qe kujdeset per ruajtjen e shendetit te qytetareve. Nese ju na jepni shansen te qeverisim, mundesite tona per te bere me te miren per Shendetesine publike ne Komunen e Lipjanit jane si asnjehere tjeter te realizueshme.
Misioni i Mbrojtjes Primare Shendetesore ne Komunen e Lipjanit eshte dhenja e Sherbimeve shendetesore te nivelit primar gjithë banoreve te saj pa dallim feje, race, gjinie apo përkatësie etnike, përmes implementimit te konceptit te Mjekësisë Familjare.
Punonjësit e Qendrave dhe Ambulancave te Mjekesise gjithnjë do te kenë synim te vetin primar:
 T’u shërbejnë te gjithë pacienteve qe kërkojnë ndihme ne mënyrë te sigurt dhe cilësorë.
 T’u shërbejnë te gjithë pacienteve ne përputhje me legjislacionin ne fuqi dhe nga deklarata universale për respektimin e vlerave humane ndaj shëndetit te njeriut.
 T’u shërbehet pacienteve ne mënyrë profesionale dhe te bazuar ne etiken mjekësore per te fituar besimin e tyre dhe te rrisin reputacionin e institucionit.
Vizioni yne eshte qe ne kater vitet e ardheshme te rrisim ndjeshem cilesine e sherbimeve shendetesore, te promovojme sherbimet preventive, te funksionalizojme sherbime aktualisht jashte funksionit dhe te permiresojme kushtet e punes se puntoreve shendetesor.
Parimet te cilat do te na udheqin ne punen tone jane:
1. Gjitheperfshirja
2. Barazia ( paanesia dhe jo diskriminimi )
3. Efektshmeria ( kosto-efektiviteti)
4. Cilesia
Gjendja aktuale në Shëndetësinë primare në Komunën e Lipjanit nuk është në nivelin e dëshiruar. Ka mungese te barnave esenciale, defektet serioze ne funksionim te maternitetit, mungese te sherbimeve preventive ne sherbimet dentare, mungese te infrastruktures adekuate dhe anashkalim te sherbimeve preventive!
Ne kemi identifikuar një paketë masash efektive për të përmirësuar Cilësinë e Kujdesit Primar Shëndetësor në Komunën e Lipjanit.
1. Ngritje te nivelit te sistemi shendetesor ne disponim per te gjithe, cilesor dhe financiarisht te qendrueshem me qender te vemendjes shendetin e qytetareve.
2. Rritje graduale e buxhetit për shëndetësinë në Komunën e Lipjanit. Fondet shtesë do të përdoren kryesisht për të zgjeruar listën e barnave esenciale, dhe përmirësimin e inventarit dhe pajisjeve mjekësore me te domosdoshme.
3. Riorganizim ne sherbimin e stomatologjise (paisje, kompletimi i nje ordinance per femije, do te kete punime protetike te protezave totale per pensionistë dhe raste sociale)
4. Materniteti do te riorganizohe dhe do te shtohet numri i lindjeve. Do te kete sherbime shtese ne gjinekologjine preventive.
5. Do te behet Papa testi ( nje metode shume e lire dhe efikase per detektimin e hershem te ndryshimeve me te rrezikshme ne qafen e mitres) dhe do te behen aktivitete shtese ne planifikim te familjes (vendosja e spiraleve etj).
6. Do te krijojme mundesi per te aplikuar Mamografine te grate mbi moshen 40 vjeçare sipas protokoleve te avancuara.
7. Do te promovohet menagjimi i QKMF me llogaridhenje vjetore
8. Realizim te vizitave sistematike ne shkolla dhe zbulim te hershem te veseve te zemres, devijime te boshtit kurrizor, pengesave ne te pamur, ne te degjuar, semundje te dhembeve, te gojes, te lekures etj.
9. Ngritja e disciplines ne pune, respektimi i orarit te punes dhe obligimeve tjera sikur jane raportimet e veqanta te obliguara me ligj: semundjet ngjitese, semundjet malinje, semundjet kronike masovike etj…
10. Respektimi i profesionalizmit ne shendetesi mbi bindjet partiake.
11. Rritja e knaqesise se pacienteve ne sherbimet shendetesore
12. Trajnimi i vazhdueshëm profesional i punonjësve shëndetësorë. Ne veçanti do t’i jepet trajnimeve dhe edukimit të vazhdueshëm të punonjësve të mjekësisë familjare.
13. Aktivitete tjera pa kosto financiare per ngritje te motivimit per pune
Investimet kapitale te planifikuara per kater vitet e ardheshme te qeverisjes:
(a) Ndetimi i AMF ne Banulle
(b) Ndertim i AMF ne Kraishte
(c) Renovimi i AMF ne Babush
(d) Ndertimi i AMF ne Ribar te Madh
(e) Zgjerim te objektit te AMF Sllovij ne hapsire, kuadro dhe sherbime nga niveli i AMF ne ate te QMF
(f) Ndertimi i parkingut ne QKMF Lipjan
(g) Kompletim te ordinancave me paisje stomatologjike
(J) Kompletim me paisje per funksionalizim te maternitetit
(h) Kompletim te autoparkut me vetura te domosdoshme per dialize autoambulance per emergjence e administrate
Ne fakt synimi i i yne do te jete me prioritet ne investime e aktivitete preventive per parandalim te semundjeve te cilat kane kosto relativisht te ulet por kane efekte e perfitime poizitive shume te medha.
Realizim te vizitave sistematike ne shkolla dhe zbulim te hershem te veseve te zemres, devijime te boshtit kurrizor, pengesave ne te pamur, ne te degjuar, semundje te dhembeve, te gojes, te lekures etj.
Qytetare te nderuar me 22 tetor do të keni mundësinë që më në fund ta zgjidhni opsionin e ri e të vërtetë për një Komunë te qeverisur më mire, keni mundesine edhe ju te jeni pjese e ndryshimit qe tani veq ka filluar. Do të mund të votoni për kandidatin për kryetar komune Dr Fitim Selimin nje zgjedhje e duhur nga fusha shendetesise person me vlera te larta morale e profesionale dhe vullnet e energji te madhe per te bere ndryshimin per te miren e synuar nga te gjithe ne. Keni gjithashtu mundesine te votoni asambleistët e AAK te cilet vijnë nga mesi juaj dhe do te jene ne sherbimin tuaj, të cilët në mënyrë të përgjegjshme do të punojnë për zgjedhjen e problemeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës se familjeve tuaja.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)