Courtois me lajm fantastik për Real Madridin

Courtois me lajm fantastik për Real Madridin

Arbëria nuk ndalet, transferon edhe tre lojtarë të huaj

Ai po heziton të rinovojë kontratën me Chelsean dhe kjo po e tremb ekipin e tij.
Ish-gardiani i Atletico Madridit, Courtois është duke u lidhur që disa kohë me RealMadridin këtë sezon. Të dy fëmijët e portierit belg janë duke u rritur në Madrid dhe ai me sa duket do të pëlqente t’i shihte më rregullisht.

Ai po heziton të rinovojë kontratën me Chelsean dhe kjo po e tremb ekipin e tij.

“Gjithkush e di se për shkak të situatës time personale, Spanja më tërheq mua. Nëse nuk është tani, do të jetë në vitet e ardhshme”, ka thënë fillimisht Courtois për LaSexta. Por, kur u pyet se a ishte duke pritur për një ofertë nga Real Madridi, ai shtoi: “Jo, unë jam i qetë”.

“Jam i lumtur në Chelsea, dua të pres bisedimet për kontratë, sepse tani ka shumë ndeshje dhe preferoj që të përqendrohem në këtë drejtim”, përfundoi belgu.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)