Hetuesit policorë të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, të mbështetur edhe nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është finalizuar një operacion policor, i cili rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar për disa raste të shantazhit.
Operacioni është ndërmarrë policia, pasi ajo është njoftuar se në rrjete sociale (instagram, facebook etj.), persona të dyshuar publikonin fotografi, (të cilat i montonin me portretin e viktimave) nëse viktimat nuk ofronin shumën e parave që personat e dyshuar kërkonin.
Duke i parë si shqetësuese raportimet e tilla, policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore dhe një ditë pas raportimit të rasteve (në Podujevë), ka arrit të identifikoj dhe arrestojë dy persona të dyshuar:
H. H, mashkull,19 vjeç, dhe E.R, mashkull, 16 vjeç.
Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj tyre është iniciuar rasti shantazh dhe të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Deri tani në polici janë paraqitur disa raste të tilla (shantazh) , andaj marrë në konsideratë këtë fakt kërkojmë nga qytetarët, që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin policor më të afërt, që bashkërisht të kontribuojmë në luftimin e kësaj dukurie mjaft shqetësuese.
© KOHA
COMMENTS