Pritje solemne për Gentiana Beqën nga Federata e Bodybuildingut

Pritje solemne për Gentiana Beqën nga Federata e Bodybuildingut

Vlora Çitaku: Në luftë kisha shku me Muriqin

Federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës organizon pritje solemne për kampionen botërore në IFBB, Gentiana Beqën dhe Edona Lutën, e cila është radhitur në gjashtë më të mirat në këtë kampionat.

Me këtë rast, kryetari i Fitnesit dhe Bodybuildingut, Esat Lata tha se këto suksese nuk do t’i arrinim pa angazhimin e sportisteve tanë, si dhe përkrahjen që e kishim.

“Angazhimi dhe kontributi ynë nuk do të mjaftonte nëse nuk do t’i kishim njerëzit të na përkrahin, kjo nuk mungon nga ministria dhe kabineti ynë. Shpresojmë që viti i ardhshëm do të jetë edhe më i suksesshëm, sidomos për Gentianen që ka sjellë dy tituj si kampione e Evropës njëherë, pastaj e botës”, tha ai, transmeton kp.

Ndërsa kampionia botërore, Gentiana Beqa tregoi se ky vit ishte i suksesshëm si për të, ashtu edhe për Kosovën dhe se nuk e kishte pritur se do të dal fituese duke pasur parasysh kundërshtaren që kishte.

“Ishte vit i mbarë si për mua, ashtu edhe për Kosovën, fillova në Evropë ku lash gjurmë si një atlete e suksesshme dhe kështu vazhdova për në kampionatin botëror, ku u shpërbleva për vendin e parë, arrita ta marrë kupën botërore edhe pse nuk e kam pritur që të kthehem në ikonë të kampionatit, munda atë që kishte titullin kryesore dhe ta fitoj unë ”, tha ajo.

Po ashtu, ajo kishe falënderime për të gjithë ata që e kanë përkrahur gjatë rrugëtimit të saj në këtë garë, duke shpresuar që të jetë inspirim për të gjithë garuesit, sportisti dhe studentët.

Presidenti i Komitetit të Sportit, Besim Hasani përgëzoi si Beqën, po ashtu edhe Lutën që krahas obligimeve familjare dhe akademike, kanë arritur sukses, duke marrë çmimet kryesore.

“Më këtë rast ne duam ta mbështesim edhe Federatën e cila po bën një pune të jashtëzakonshëm, sepse suksesi askund nuk është i rastësishëm, suksesi vjen vetëm pas një pune të mirë, i planifikuar mirë. Në këtë drejtim përgëzimet shkojnë për Gentën tanimë e cila është një model i mirë edhe për shumë studentë, po edhe shumë të tjerë sepse Genta është bashkëshorte, është nënë dhe krahas krejt këtyre obligimeve të familjes, krahas edhe obligimeve akademike, kjo arriti majat e suksesit për t’u shpallur kampione”, tha ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)