Bashkësia Islame e Kosovës s’ka koment për Jerusalemin

Bashkësia Islame e Kosovës s’ka koment për Jerusalemin

Sot varroset 22-vjeçari që u vra mbrëmë në Lipjan

Njohja e Jerusalemit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kryeqytet të Izraelit, ka bërë bujë të madhe në gjithë vendet e botës, duke nxitur reagime të shumta ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump. Nga Kosova deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim. Gazeta Express ka kontaktuar edhe me Bashkësinë Islame të Kosovës për të marrë komentin e tyre rreth vendimit të Presidentit amerikan për Jerusalemin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit. Me këtë vendim, ai ka nxitur reagime të shumta nga shumë shtete të botës.

Në Kosovë, zyrtarisht për këtë çështje nuk ka folur askush. Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka bërë ndonjë prononcim rreth kësaj teme.

A do ta ndjekë edhe Kosova shembullin e aleatit të saj që ta njohë Jerusalemin dhe jo Tel Avivin si kryeqytet të Izraelit, mbetet të shihet.

Por, cili është qëndrimi i Bashkësisë Islame të Kosovës. Në një reagim të tij kreu i bashkësisë islame të Maqedonisë Sylejman Rexhepi ka thënë se kjo çështje ka më shumë karakter politik dhe fetar.

“Është shumë problem me dhënë qëndrim Bashkësia Fetare Islame për atë çështje, derisa kjo është çështje e politizuar dhe mendoj se nuk ka nevojë për mendim fetar në atë drejtim”, ka thënë ai për AA.

“Mirëpo, ne si myslimanë kemi tre vende që na ka preferuar edhe Profeti Muhamedi (a.s) për t’i vizituar, njëri ndër ato është edhe Jerusalemi. Kjo është bindja jonë dhe prej kësaj ne asnjëherë nuk heqim dorë. Jerusalemin të gjithë myslimanët kanë obligim ta vizitojnë dhe nuk ka të drejtë askush t’i pengojë, sepse e gjithë bota sot e pranojnë se ajo është qendër e të gjitha feve qiellore, ku edhe ka një të kaluar në këtë drejtim”, ka shtuar Rexhepi.

Por për këtë çështje, Gazeta Express ka biseduar me zëdhënësin e Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu, i cili pati një përgjigje të shkurtër.

“Nuk kemi bisedu ende për këtë çështje. Deri tani s’kemi ndonjë qëndrim”, tha Sadriu.

Ish-deputeti Gëzim Kelmendi që manifeston publikisht bindjet fetare në një reagim ka kundërshtuar këtë vendim në Facebook, duke thënë se Jerusalemi është qytet i palestinezëve dhe i krejt myslimanëve të botës.

Por, një ditë pasi ndodhi kjo njohje që ngriti pluhur të madh të gjithë botën, ambasadori palestinez në Beograd, Muhamed Nabhan, në një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Palestina nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe për këtë Vuçiqi i premtoi atij se Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin rreth Jerusalemit.Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)