Sekretari i PDK-së, dega në Prishtinë dhe zëvendësministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli pretendon se Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu janë në përpjekje për ta rrëzuar Albin Kurti nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Shpend Ahmeti edhe Dardan Sejdiu a po dilni në TV me i kallzu sms-at qysh keni dasht me rrëzu Albinin.
Banu burra e dilni, ose po dal unë! Pushteti si duket ua humbi barabarin dhe nuk u ngutët. Por, dreqi nuk ju la rehat!”, ka shkruar Cakolli, i cili edhe e ka publikuar SMS-in ku Aida Dërguti e ofendon rëndë Albin Kurtin.
Ky SMS ka qenë edhe shkaku që në Lëvizjen Vetëvendosje ka filluar përçarja e madhe. Deri me tash askush zyrtarisht nga VV-ja nuk është prononcuar për këtë skandal. /Lajmi.net/
COMMENTS