Allegri: Sfida mes Juventusit dhe Interit, sfidë për titull

Allegri: Sfida mes Juventusit dhe Interit, sfidë për titull

Një kosovar në Kiev të Ukrainës, me flamurin kombëtar si tifoz i Liverpoolit (Foto)

Juventus – Inter është sfida e javës kryesore e kësaj fundjave në Evropë.
Të shtunën nga ora 20:45, Juventusi në shtëpi përballet me Interin, skuadrën lidere në Serie A.

Trajneri i Juventusit në prag të kësaj ndeshje është shfaqur para gazetarëve për të dhënë mendimin e tij rreth këtij derbi.

“Juve-Inter mbetet sfidë për titull edhe pse ende nuk është vendimtare. Do të ndeshemi me një Inter që vjen me avantazhin e vendit të parë dhe nuk ndodh shpesh që të përballesh me të parat e klasifikimit brenda së njëjtës javë”, ka deklaruar Allegri, përcjell lajmi.net.

“Duhet të shfaqemi besimplotë, jo vetëm për këtë takim, por për ecurinë në kampionat”.

“Gjithsesi, mendoj se këtë sezon titulli do të luhet deri në momentin e fundit. Interi vjen me statistika fantastike, me mbrojtjen më të mirë dhe me një trajner po kaq të zot si Spalleti.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)