Zbulohen dhjetë gënjeshtrat më të mëdha që i përdorin meshkujt dhe femrat

Zbulohen dhjetë gënjeshtrat më të mëdha që i përdorin meshkujt dhe femrat

Shmangni qumështin, nëse nuk doni akne

Hulumtuesit australian, për pesë vite me radhë, kanë studiuar gënjeshtrat më të mëdha që i thonë njerëzit.

Në mesin e shumë gënjeshtrave, agjensioni “The Work” me bazë në Dublin, ka zbuluar se mbi 90 për qind, janë “gënjeshtra të bardha”.

Gënjeshtra “Mirë jam, gjithçka në rregull”, është gjetur si më e përdorura nga të dy gjinitë. Por, sa i përket gënjeshtrave tjera, gjërat ndryshojnë, transmeton Telegrafi.

Lexoni më poshtë, si gënjejnë femrat e meshkujt?

Top dhjetë gënjeshtrat e femrave:

1. Mirë jam, gjithçka është në rregull
2. Oh, kjo nuk është e re, e kam prej shumë vitesh
3. Nuk ishte aq e shtrenjtë
4. Ishte me lirim
5. Jam rrugës duke ardhur
6. Nuk e di ku është, unë se kam prekur
7. Nuk kam pirë shumë
8. Kam dhimbje koke
9. Jo, nuk e kam hedhur
10. Më fal, më paska humbur telefonata jote

Top dhjetë gënjeshtrat e meshkujve:

1. Mirë jam, gjithçka është në rregull
2. Kjo do të jetë pija ime e fundit
3. Jo, nuk po të del prapanica e madhe në atë fustan
4. Nuk kisha sinjal
5. Më është shpenzuar bateria
6. Më fal, më paska humbur telefonat jote
7. Nuk kam pirë aq shumë
8. Jam rrugës duke ardhur
9. Nuk ishte aq e shtrenjtë
10. Jam bllokuar në trafik.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)