Të bllokuar në Serbi, drama e emigrantes afgane

Të bllokuar në Serbi, drama e emigrantes afgane

Çfarë nuk u pa LIVE: Rama kërcënon opozitën: Mos u mërzit se ta tregoj unë…do ta shohim!

Kur treni goditi për vdekje 6-vjeçaren Madina Hussiny, familja e saj ju lut për ndihmë policisë kufitare kroate, e njëjta që i kishte udhëtuar të ktheheshin pas drejt Serbisë në mes të natës, pa i paralajmëruar se mund të ndesheshin me ndonjë tren.

Dita që përfundoi në tragjedi kishte nisur me shpresë. Familja afgane Hussiny vendosi t’i drejtohej Kroacisë pas disa kohësh e bllokuar në Serbi, pasi kishte dëgjuar se kufijtë e vendit ishin më pak të siguruar kohët e fundit. Por pasi përshkoi një rrugë të gjatë e të mundimshme policia i ndaloi e i ktheu mbrapsht në mes të natës.

Media britanike “The Guardian” që citon gruan, thotë se ajo i ishte lutur efektivëve që ta kalonin natën aty, pasi ishin të sfilitur, por ata ishin treguar çnjerëzor duke i hedhur në mes të rrezikut. Pasi u rikthyen me trupin e vogëlushes së shtypur nga treni për të kërkuar ndihmë, policia kroate e transportoi në spital viktimën, ndërsa e familjen e riktheu në Serbi. U deshën disa ditë që nëna të rishihte vajzën e vdekur.

Madina është viktima e radhës së krizës që vazhdon të konsumohet në kufijëtë e Europës, e që sipas aktivistëve e organizatave bamirëse po shkakton vuajtje të papërshkrueshme.

Mijëra emigrantë dhe refugjatë kanë mbetur të bllokuar në Serbi, ku nuk kanë pothuajse asnjë shans për të siguruar azilin apo për të vazhduar rrugën ligjërisht, çka i ka detyruar të tentojnë çdo mënyrë të mundshme për të hyrë në Bashkimin Europian.

Policia kufitare e Kroacisë, Hungarisë dhe Bullgarisë shpesh i kthen mbrapsht në mënyrë të dhunshme.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)