Edhe një deputete e VV’së del në krah të Kurtit e kundër Aida Dërgutit

Edhe një deputete e VV’së del në krah të Kurtit e kundër Aida Dërgutit

KB Lipjani ‘’merr jetë’’, nis stërvitjet në ‘’Better Life’’ (Foto)

Një deputete e Vetëvendosjes e ka thënë një të pavërtetë të madhe. Ka thënë se të gjithë janë me Albin Kurtin dhe se Kurti është me të gjithë.

Ky reagim i deputetes Fatmire Mullhaxha-Kollqaku ka ardhur pas përplasjeve të zyrtarëve të Vetëvendosjes e ku një deputete tjetër e VV’së e quan Albin Kurtin mut.

“Flini të qetë. Lëvizja VAZHDON. ALBINI është me të gjithë, TË GJITHË janë me Albinin. Ndërhyrjet nga jashtë nuk do t’i tolerojmë. Fitorja e madhe na pret”, ka shkruar deputetja e VV’së.

Në këtë formë, Mullhaxha-Kollqaku ka dalë në përkrahje të Albin Kurtit, i cili vazhdon të mbetet në paraburgim për shkak të seancave që po zhvillohen për gazin lotsjellës.

Ndërkohë, pesë deputetët më të votuar të Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit ende nuk e kanë thënë asnjë fjalë për fyerjen që Aida Dërguti i ka bërë Albin Kurtiut, duke e quajtur mut.

Lidhur me këtë debat s’ka folur as lideri shpirtëror i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ndodhet në paraburgim për shkak të gjykimit për hedhjen e gazit lotsjellës në Parlament.

Asnjë fjalë s’e ka thënë as Shpend Ahmeti, i cili në zgjedhjet nacionale, kishte shkelur me vota edhe Kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin, duke marrë më shumë se 36 mijë vota se lideri.

Në këtë debat s’është përfshirë as Glauk Konjufca, i cili në zgjedhjet nacionale ishte shkelur nga Ahmeti dhe Molliqaj. Konjufca ishte renditur i gjashti me 46 mijë vota më pak se Shpend Ahmeti. Madje, njeri prej themeluesve të Vetëvendosjes ishte renditur edhe pas Molliqajt.

Asnjë fjalë s’e ka thënë as Rexhep Selimi, dikur zyrtar i PDK’së e AAK’së, e tash deputet i Vetëvendosjes.

Ndërkohë, deri tash kanë folur Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu, të cilët kanë dalë kundër Aida Dërgutit dhe pro Albin Kurtit.

Ndërkohë, pro Aida Dërgutit kanë dalë Fisnik Ismaili, Faton Topalli, Shqipe Pantina, të cilët kanë dalë kundër linçimeve që i janë bërë deputetes së Vetëvendosjes, pas publikimit të një bisede në viber, e ku Dërguti e quan mut Albin Kurtin.

Në një reagim në Fb, Dërguti kishte kërkuar falje dhe kishte thënë se problemet brenda Vetëvendosjes janë qe një vit. Kishte thënë se i vjen keq pse kanë dalë në publik këto biseda derisa ka thënë se ka pasë në plan t’ia thoshte gjithë pakënaqësitë Albin Kurtit.

Për të ardhur në pushtet, Vetëvendosje afër vetes kishte marrë edhe ish-zyrtarët e PDK’së e të AAK’së. Madje, kishte koketuar edhe me radikalët fetarë, duke i inkuadruar në Parti.

Aktualisht, Partia e themeluar prej Albin Kurtit ka 32 deputetë, në mesin e të cilëve ka njerëz që dikur rrinin afër Hashim Thaçit e Kadri Veselit, si Ismail Kurteshi, Rexhep Selimi, Dukagjin Gorani.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)