Cristiano Ronaldo është shfaqur në Bernabeu para ndeshjes ndaj Sevillas duke prezantuar Topin e Artë.
Portugezi gjendet në formacionin startues para duelit ndaj Sevillas dhe pikërisht para ndeshjes prezantoi trofeun më të fundit personal – Topin e pestë të Artë.
Ai në mes të fushës u shfaq me pesë Topat e Artë, ashtu siç e do tradita pas secilit triumf.
Një arritje e jashtëzakonshme për portugezin pas një sezoni të jashtëzakonshëm. Ai tash ka pesë Topa të Artë, po aq sa edhe Messi i Barcelonës.
90 mijë tifozë në Bernabeu ju gëzuan këtij triumfi të Ronaldos, idhullit të tyre që shpresojnë t’i udhëheqë drejt një fitore ndaj Sevillas.
Real Madridi gjendet tetë pikë prapa Barcelonës në krye të La Ligas.
Re-Pocker de Cristiano Ronaldo pic.twitter.com/rmQVBtM4XB
— Cristiano (@ReyDiosCR7) December 9, 2017
COMMENTS