Kurteshi: Nesër në mbledhjen e Kryesisë së VV-së do të flitet për fyerjen e Dërgutit ndaj Kurtit

Kurteshi: Nesër në mbledhjen e Kryesisë së VV-së do të flitet për fyerjen e Dërgutit ndaj Kurtit

Çfarë kishte treguar Vasfije Krasniqi për UÇK-në pas dhunimit?

Pas përplasjes brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ku në një bisedë mes anëtarëve të partisë në platformën komunikuese Viber deputetja Aida Dërguti e ka fyer deputetin Albin Kurti, kryetari Visar Ymeri kishte vendosur ta shtyej mbledhjen e Kryesisë të paraparë për t’u mbajtur të shtunën.

Mëson se mbledhja e paraparë për të shtunën do të mbahet nesër (e hënën), ku Kryesia e VV-së do të merr një qëndrim për zhvillimet e fundit.

Në një prononcim për Veriu.info këtë e ka konfirmuar edhe Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, i cili ka treguar se nesër Kryesia Qendrore do të dalë më një qëndrim për çështjen e fyerjes së Aida Dërgutit ndaj Albin Kurtit.

Mirëpo, burime të Veriu.info bëjnë të ditur se fillimisht sot në ora 14:00 është paraparë të mbahet një mbledhje në Qendrën e Vushtrrisë, ku do të mblidhet Këshilli i VV-së, i cili do të diskutoj për përfshirjen e kryetares së VV-së në Vushtrri, Aida Dërguti në skandalin e fundit.

Mbledhjen e thirrur nga Qendra e VV-së në Vushtrri e ka konfirmuar sekretari Organizativ, Ismajl Kurteshi.

“Sot ishte paraparë të mbahet një mbledhje në Vushtrri, ku unë kam kërkuar që të shtyhet, pasi që veç nesër e kemi mbledhjen e kryesisë qendrore. Megjithatë, degës askush nuk mund t’ia mohoj të drejtën për të vepruar”, tha Kureshi, për Veriu.info.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)