Moti i ligë: Aeroporti i Cyrihut anulon 80 fluturime dhe aterrime

Moti i ligë: Aeroporti i Cyrihut anulon 80 fluturime dhe aterrime

Haradinaj e pranon që ka telashe me vizë: Kësaj here nuk do të shkoj në Amerikë

Moti i ligë, me borë, shi e furtunë që po mbretëron dje dhe sot ka prishur planet e fluturimit të disa aeroporteve të Evropës Qendrore dhe Perëndimore. Para së gjithash kanë qenë aeroportet si ai i Cyrihut, i Frankfurtit, Amsredamit dhe i Dyzeldorfit që kanë pësuar çrregullime për shkakun e përmendur.

Kur jemi te Aeroporti i Cyrihut, më i madhi në Zvicër, autoritetet njoftojnë se gjatë ditës së sotme janë detyruar të bëjnë anulimin e 80 fluturimeve, shkruan 20minuten.ch. Bëhet fjalë për 40 nisje nga ky aeroport dhe 40 aterrime nga aeroportet tjera në atë të Cyrihut, transmeton albinfo.ch.

Anulimet kanë të bëjnë para së gjithash me fluturimet e planifikuara për në Londër, Frankfurt, Amsterdam dhe Dyseldorf ose nga këto qendra për në Cyrih.

Ende nuk është e qartë se sa pasagjerë janë prekur nga anulimet në fjalë por është e mundur që disa prej tyre do të kalojnë natën në aeroportet përkatëse. Megjithatë, sipas autoriteteve të Aeroportit të Cyrihut, të gjitha kompanitë ajrore po bëjnë përpjekje për t`i strehuar udhëtarët nëpër hotele, në rast se paraqitet nevoja, transemton albinfo.ch. Po ashtu atyre do t`u mundësohet që të fluturojnë me aeroplanin e parë në dispozicion. Orëve të fundit ka një zbutje të motit dhe mund të konsiderohet se nga dita e nesërme do të fillojë qarkullimi normal nga dhe drejt Aeroportit të Cyrihut.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)