Me opinga dhe i varfër, kështu ishte fëmijëria e deputetit kosovar i cili sot akuzohet për mashtrim (Foto)

Me opinga dhe i varfër, kështu ishte fëmijëria e deputetit kosovar i cili sot akuzohet për mashtrim (Foto)

Mustafa: Po ndihem sikur po rrahëm përsëdyti

Një fëmijëri të varfër kishte pasur deputeti i Nismës për Kosovën, i cili tani është nën arrest shtëpiak.

Deputeti Milaim Zeka, këto ditë përmes një postimi në rrjetet sociale, ka kujtuar kohën siç e ka quajtur ai të “fukarallakut” kur vishte opinga, shkruan Magazina.al

Por nga ajo kohë Zekës i kanë mbetur vetëm kujtimet, pasi ai nuk është më ai i varfëri që ishte dikur.

Zeka tani po akuzohet nga prokuria se ka marrë mijëra euro nga kosovarët nën dyshimin se i ka mashtruar me viza.

Deputeti i Nismës, në Agjencinë Antikorrupsion, ka deklaruar se pasuri të paluajtshme ka pesë banesa, një shtëpi dhe mal –tokë-truall.

Zeka në pronësi të tij ka dy vetura, njëra e cila është vlersuar me 3 mijë euro dhe BMË X1 me vlerë 10 mijë euro, shkruan Magazina.al

Para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare, ka deklaruar se ka 15 mijë euro, 2 mijë të bashkëshortes e 13 mijë të tijat.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)