I kandiduari për kryetar të komunës së Lipjanit, Ismet Hajrullahu,, theksoi se qytetarët e Bregut të Zi ,në veçanti elektorati i PDK-së asnjëherë nuk kanë hezituar që votën ta destinojnë për PDK-në.
Ai shprehu besimin se edhe në këto zgjedhje lokale PDK sërish do te triumfoj dhe kandidat Hajrullahu,do të qeverisë për katër vite të ardhshme me komunën e Lipjanit.
Hajrullahu, para të pranishmëve ka shpalos platformën zgjedhore dhe projektet zhvillimore të parapara për komunën e Lipjanit dhe fshatin Bregu i Zi dhe njiherit bëri thirrje që masovikishtë të dalin në zgjedhje dhe të votojnë PDK numrin 94 Ismet Hajrullahun dhe kandidatët për Kuvendin Komunal nga radhët e PDK-së, shkruan PDK e Lipjani, percjell Ulpianapress.
COMMENTS