Në këtë qytet furrtarët po hetohen për kurdisje të çmimit të bukës (Dokument)

Në këtë qytet furrtarët po hetohen për kurdisje të çmimit të bukës (Dokument)

Talebanët shënjestruan gjeneralin e NATO-s. Vriten 3, plagosen të paktën 12

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka nxjerr konkluzion për fillimin e procedurës hetimore ndaj Furrëtarëve dhe Shoqatës së Zejtarëve, Hotelierëve dhe Afaristëve të Komunën së Pejës, lidhur me dyshimet për marrëveshje të ndaluar në mes furrtarëve për fiksimin/ngritjen e çmimit të bukës nga 0.30 euro ne 0.40 euro.
Autoritetit Kosovar i Konkurrencës me datën 25 dhe 26.09.2017, ka autorizuar inspektorët hetues që të inspektojnë regjionin e Pejës lidhur me dyshimin për marrëveshje të ndaluar në mes furrtarëve për fiksimin/ngritjen e çmimit të bukës. Çmimi i bukës po dyshohet se u rrit për 10 centë në bazë të një marrëveshje që bije ndesh më ligjet e konkurrencës së tregut të lirë.

Inspektorët hetues të AKK-së gjatë monitorimit të tregut dhe bisedës me disa pronar të furrave të bukës dhe Kryetarin e Shoqatës të Zejtarëve, Hotelierëve dhe Afaristëve të Komunës së Pejës, të njëjtit kanë pranuar se me datën 18.08.2017 kanë mbajtur Mbledhje në qendrën tregtare zejtare Iliriana dhe janë marrë vesh për fiksimin/ngritjen e çmimit të bukës nga 0.30 euro në 0.40 euro.

“Shoqata e Zejtarëve, Hotelierëve dhe Afaristëve, e cila udhëhiqet nga z. Ismet Shala – Kryetar, ka pranuar me procesverbal para inspektorëve hetues se ka thirrur dhe organizuar këtë mbledhje me kërkesën e disa pronarëve të furrave të qytetit të Pejës me këto pika të rendit të Mbledhjes: 1) Biseda rreth çmimit të bukës. 2) Të ndryshme! Fiksimit/ngritjes së çmimit të bukës i ka paraprirë edhe takimi i dytë i të apostrofuarve më lartë dhe furrtarëve tjerë, në lokacionin restaurant Delta në Pejë. Ky takim ka ndodhur afërsisht sipas deklarimeve të tyre më 25.08.2017. Aty janë marrë vesh që nga data 1 shtator 2017 të ngritin çmimin e bukës nga 0.30 ne 0.40 euro. Inspektorët hetues gjatë shqyrtimit paraprak në tregun relevant ka hasur në çmime të bukës me ngritje me 0.40 euro”, thuhet ën këtë konluzion të AKK-së që e ka parë lajmi.net.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës javën e kaluar ka ëkrkuar nga Furrtarët dhe Shoqata e Zejtarëve, Hotelierëve dhe Afaristëve e Komunës së Pejës, që në afat prej 10 ditësh t’i dergojnë në AKK këto dokumente: 1. Statutin e Shoqatës, Rregulloren e brendshme mbi funksionimin e Shoqatës, kopjen e Marrëveshjes së Furrtarëve dhe procesverbalet e Mbledhjeve (e datës 18.08.2017 dhe 25.08.2017) ndërmjet Shoqatës Zejtare dhe Furrtarëve të mbajtur në ndërtesën Iliriana dhe restorant Delta, për fiksimin/ngritjen e çmimit të bukës. 2. Faturat e blerjeve para ngritjes së çmimit të bukës. 3. Faturat e blerjeve pas ngritjes së çmimit të bukës. 4. Faturat e shitjeve para ngritjes së çmimit të bukës. 5. Faturat e shitjeve pas ngritjes së çmimit të bukës.

Sipas hetimeve të para, del që marrëveshja e furrtarëve bie ndesh dhe është e ndaluar apo praktikë e bashkërenduar sipas nenit 4 të Ligjit Nr. 03/L-229, për Mbrojtjen e Konkurrencës. Dhe, nëse AKK-ja e konfirmon këtë, ata do të detyrohen që ta kthejnë çmimin e bukës siç ka thënë dhe mund të vije deri tek gjobat.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)