Varfëria në SHBA që nuk shihet askund në botën perëndimore

Varfëria në SHBA që nuk shihet askund në botën perëndimore

Kurti: Teutë Rugova është e marrë peng

Varfëria në shtetin amerikan të Alabama, është ndër rastet më të këqija të varfërisë në botën e zhvilluar, tha zyrtari i OKB.

Raportuesi Special i OKB-së për varfëri ekstreme dhe të drejtave të njeriut, Philip Alston, tha se disa nga pamjet që ka hasur në Alabama nuk janë parë askund në botën perëndimore.

“Diçka kështu nuk kam parë”, ka thënë ai. “Unë mendoj se këto raste janë shumë të rralla në vendet e zhvilluara. Këto nuk janë skena që normalisht mund të shohin. Më duhet të them se diçka e tillë nuk shihet”.

Në Twitter ai ka publikuar fotot nga rrethi Lowndes dhe shkroi: “Kam parë shtëpitë të cilat nuk janë të lidhura me kanalizimet, pronarët e të cilave nuk mund të përballojnë instalimin e gropave septike. Shumë prej tyre gërmojnë gropa dhe hedhin nevojën pak metra nga shtëpitë e tyre, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tyre”.

Banorët në Butler dhe Lowndes shpesh vuajnë nga sëmundjet që lidhen me varfërinë ekstreme, madje të tilla që qeveria ka deklaruar se janë zhdukur para 100 vitesh.

Alston tha se shpreson të vetëdijesohet publikun për problemin e varfërisë në Alabama.

“Shpresoj se do ta kthejmë vëmendjen tonë te këto çështjeve e në të njëjtën kohë të paralajmërojmë vuajtjet e njerëzve në botë”, tha ai. /Telegrafi/

 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)