Erdogan: Të ndalim Izraelin. Jerusalemi, kryeqytet i Palestinës

Erdogan: Të ndalim Izraelin. Jerusalemi, kryeqytet i Palestinës

Saimir Tahiri lihet i lirë, ky është vendimi i gjykatës

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i kërkoi liderëve të shteteve myslimane të njohin Jerusalemin si kryeqytetin e pushtuar të Palestinës.

Duke folur në samitin e organizatës për bashkëpunimin Islamik ai e quajti të pavlefshëm vendimin e SHBA për ta njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

I pari i Ankarasë e përkufizoi Izraelin si ‘shtet te terrorit’. “Ftoj të gjitha vendet që respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe drejtësinë për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e pushtuar të shtetit të Palestinës. Ata që luftojnë me miqtë e tyre harrojnë të luftojnë kundër armiqve. Nevojitet një zgjidhje diplomatike. Duhet të ndalim Izraelin, i cili po i merr Palestinës çdo ditë e më shumë tokë”.

Ndersa lideri palestinez Mahmoud Abbas tha se SHBA e kishte përjashtuar veten nga procesi i paqes.

‘Ne nuk do të pranojmë asnjë rol të SHBA në procesin e paqes. Vendi tregoi se është plotësisht i njëanshme në favor të Izraelit’, u shpreh Abbas.

Statusi i Jerusalemit është në qendër të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës. Qyteti strehon disa prej vendeve më të shenjta për hebrenjtë, Islamikët e Krishterimin.

Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor, që më herët ishte në duart e Jordanisë në 1967 dhe e konsideron të gjithë qytetin si kryeqendrën e tij të pandashme. Palestinezët nga ana tjetër thonë se Jerusalemi lindor është kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm, dhe se statusi përfundimtar i tij duhet të diskutohet në faza më të vonshme të procesit të paqes./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)