Batistuta rrëfen tmerret e pas pensionimit: Doja të ma amputonin këmbën, nuk e duroja dhimbjen

Batistuta rrëfen tmerret e pas pensionimit: Doja të ma amputonin këmbën, nuk e duroja dhimbjen

Seferi nuk ia del me Tyson Fury, tërhiqet në raundin 4

Gabriel Batistuta ka zbuluar se në për çfarë ferri ka kaluar pas pensionimit nga bota e futbollit.

“Mendoja ta amputoja këmbën”. Filloi rrëfimin e tij ish-reprezentuesi argjentinas.

Problemet me këmbët nuk e ndaluan argjentinasin të realizoj 245 golave për Fiorentinën, Romën dhe Interin, por ish-sulmuesi i Argjentinës – i cili tani gëzon shëndet të mirë – pranoi se ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë të jetës.

Gabriel Batistuto te Fiorentina morri nofkën Batigol
“Marrëdhënia ime me futbollin ishte profesionale dhe reciproke. I dhashë gjithçka “, i tha ai gazetës spanjolle “Marca”.

“Kam pasur probleme serioze me këmbët e mia. Një arthrodesis është vendosur në këmbën time. Lëvizjet e mia ishin të kufizuara, por për fat të mirë nuk kisha dhimbje të mëdha. Për njëfarë kohe e kisha të vështirë të dilja dhe të shkoja në banjë. Kam marrë mjaft qetësues. Ishte sikur të isha në burg”, tha Batistuta.

“Koka ime ka bartë gjithçka, por nuk mund të zgjidhte të gjitha problemet fizike. Tani jam mirë, edhe lumturia varet nga shumë gjëra të tjera. Gjithashtu mendoja edhe për amputimin e këmbës. Një ditë shkova në një klinikë dhe u thashë mjekëve se nuk mund ta duroja më dhimbjen, kështu që i pyeta nëse amputimi ishte i mundur “, tha 48-vjeçari.

Gjatë tre sezoneve te Roma ka realizuar 30 gola në 63 paraqitje

Kujtojmë se ish-futbollisti ka veshur fanellën e Romës, Fiorentinës, Interit dhe disa klubeve argjentinase.

Ndryshe, ai ka luajtur edhe për kombëtaren argjentinase në 77 ndeshje dhe ka realizuar 54 gola. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)