Ishte shtatzënë për 60 vite, lind ‘foshnje guri’

Ishte shtatzënë për 60 vite, lind ‘foshnje guri’

Ylli i pashuar që po “çmend” shkencëtarët, konsiderohet të jetë më shumë se një supernova

Një grua nga Kina, e quajtur Huang Yijun, ishte 31 vjeçe më 1948. Ajo mbeti shtatzënë por kuptoi se kishte një shtatzëni eptopike, që do të thotë se veza nuk ishte bashkëngjitur në mitër.

Në shumicën e rasteve, veza bashkëngjitet në mitër, por në rastin e Huang, veza mbeti jashtë duke shkaktuar atë që quhet ‘shtatzëni abdominale’.

Ky është një rast i rrallë, me vetëm 1% të të gjitha shtatzënive eptopike që përfundojnë kështu, transmeton Gazeta Express.

Në rastin e Huang, foshnja nuk shpëtoi. Nëse foshnja vdes sa është e vogël, trupi e hedhë atë jashtë në mënyrë natyrale. Por, ajo çfarë ndodhi ishte se foshnja e Huang ishte shumë e madhe që trupi ta nxirrte atë jashtë.

Doktorët i kishin thënë se duhet t’i nënshtrohej një operacioni, që atëherë ishte i papërballueshëm për të. Kështu ajo e kishte injoruar operacionin.

Në moshën 92 vjeçare, barku i saj u forcua tej mase sa më s’mund të duronte. Ajo shkoi në spital dhe doktorët zbuluan ‘foshnjën guri’ në barkun e saj.

Pasi e mbajti fetusin për 60 vite, ajo më në fund e hoqi atë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)