Pentagoni blen dy avionë presidencialë Boeing 747-8

Pentagoni blen dy avionë presidencialë Boeing 747-8

Jahir Krasniqi premton shpërblim për futbollistët e KF Arbërisë nëse fitojnë me Xërxën

Kompania e prodhimit të avionëve Boeing dhe Pentagoni arritën sot një marrëveshje mbi avionët e ardhshëm presidencialë amerikanë “Air Force One”, pas shumë muajsh negociatash, njoftoi sot një zëdhënëse e kompanisë.

“Ushtria e ajrit i porositi dy Boeing 747-8”, njoftoi zëdhënësja pa dhënë detaje për çmimin.

Një model 747-8 në version civil shitet rreth 390 milionë dollarë sipas çmimit të katalogut, por vlera e tij ndryshon ndjeshëm sipas teknologjive që shtohen dhe uljeve që bëhen gjatë negocimit.

Boeing do të transformojë dy avionët 747-8 në avionë presidencialë, duke shtuar kryesisht sisteme të sigurisë dhe teknologji të fjalës së fundit, për t’iu përgjigjur nevojave të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Air Force One”, që merr këtë emër kur presidenti është në bord, i mundëson atij të ushtrojë të gjitha funksionet e mandatit të tij gjatë kohës që është në fluturim, përfshirë këtu edhe lëshimin e një sulmi bërthamor.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)