Sveçla e pyet Ymerin: A jeni ju pronarë të Vetëvendosjes?

Sveçla e pyet Ymerin: A jeni ju pronarë të Vetëvendosjes?

Së shpejti hiqet pagesa prej 10 centësh në Stacionin e Autobusëve

Ndaj qëndrimeve të shprehura nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar edhe deputeti i VV-së Xhelal Sveçla.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar qëndrimeve të Ymerit, ka thënë se “disa individë dojnë t’ia imponojnë qëndrimet dhjetëra mijëra aktivistëve”.

Postimi i Sveçles:

“Demokracia e brendshme nuk jetësohet duke e anashkaluar procedurat, mbledhjet dhe rregullat që kemi zbatuar çdo herë.

Ne kemi kërkuar të mbajmë mbledhje të kryesisë e ato janë shtyrë apo nuk janë mbajtur. E këtë besoj tashmë e kanë lexuar të gjithë në letrën që i kam drejtuar kryesisë.

Tash dëgjuam në TV sesi as Këshilli i Përgjithshëm nuk duhet të mbahet tash por në një kohë tjetër.

U tha se nuk është i dobishëm diskutimi në Këshill të përgjithshëm. E po ashtu këtë diskutim nuk e ka bërë asnjëherë më parë në mbledhje të kryesisë por sot e pamë në TV.

E si. përmes të ashtuquajturave rrugë konsensuale?

Si? Albini nuk bën e unë, Visari ndoshta …

Disa individë dojnë t’ia imponojnë qëndrimet dhjetramijëra aktivistëve. Le të flasin këta dhjetramijëra aktivistë, në këshillin e përgjithshëm përmes delegatëve të tyre, e veç e veç përmes votës në zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes. Kurse këta të deklarohen a janë pronarë, a kanë drejtë vetoje apo të drejtë shantazhi” (sic.), ka shkruar Sveçla. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)