Skuadra e Manchester Cityt ka arritur të futet në histori në Premierligë.
Manchester City i Pep Guardiolas, ka shkruar historinë në Premierligën angleze, duke fituar ndeshjen e 15-të radhazi në kampionat.
City ka arkëtuar 49 pikë në 17 ndeshje të luajtura deri tani, duke kryesuar si lider me 11 pikë më shumë se Manchester United i vendit të dytë.
Skuadra e Guardiolas mposhti në udhëtim Swansea Cityn, për të regjistruar fitoren e 15-të radhazi.
City kështu ka thyer rekordin e Arsenalit të 14 fitoreve, të arritur në periudhën shkurt-gusht të vitit 2002. /Insajderi
COMMENTS