Haradinaj: S’po lëvdohem për numrin e zv.ministrave, është rezultat i asaj si është bërë Qeveria

Haradinaj: S’po lëvdohem për numrin e zv.ministrave, është rezultat i asaj si është bërë Qeveria

Si deshën ta vrasin Arkanin para Cecës: Vendimi që i kushtoi me jetë

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, i ka kërkuar sqarim kryeministrit Haradinaj të tregojë se pse ligji që kufizon numrin e zv.ministrave nuk po sillet ende në Kuvend.

Ajo ka akuzuar qeverinë aktuale për numrin tejet të madh të këtyre pozitave që i ka tashmë kabineti Haradinaj.

Por shefi i Qeverisë duke iu përgjigjur Haxhiut, tha se nuk është për t’u lëvduar sa i përket kësaj situate, pasi e njëjta, është si rrjedhojë e asaj se si është bërë Qeveria, por shton se numër edhe më të madh kanë pas qeveritë e kaluara por një gjë e tillë nuk është bë e madhe në publik.“Kufizimi i numrit të zv ministrave është rezultat i mënyrës se si është bërë kjo qeveri.Nuk po lëvdohem për këtë. Diku 74 i ka pas para meje, por nuk është bë publik por janë të dhënat për këtë. Ato që kam premtu e nuk e kam mbërri mjaftueshëm këto ditë por në janar do ta marr dhe këta zv.ministra do ta arsyetojnë pagën që e marrin”, është shprehur kryeministri.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)