“PËR ÇKA DO TË MBAHET MEND 100-DITËSHI I HARADINAJT”

“PËR ÇKA DO TË MBAHET MEND 100-DITËSHI I HARADINAJT”

Ndizen dritat festive në Tiranë

Për nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, puna 100-ditëshe e Ramush Haradinajt në krye të Qeverisë, nuk ka asnjë të arritur që mund të përmendet, përveç numrit enorm të zëvendësministrave. E që numri i tyre, siç thotë ai, do të vazhdojë të rritet edhe më shumë. Ky zyrtar i lartë i LDK-së thotë se pritjet kanë qenë më të mëdha.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë i ka bërë 100 ditë si shef i ekzekutivit. Këtë pozitë që është tani, Haradinaj e ushtroi edhe në vitin 2004, periudhë kjo që përmendej shumë nga AAK-ja.

Pozita e shefit të Qeverisë iu ndal kur u detyrua të shkojë në Hagë për t’u gjykuar për krime lufte.

Haradinaj i cili synoi me këmbëngulje të jetë kryeministër edhe kësaj radhe, premtoi se do të punojë shumë për vendin dhe se puna e tij do të mbahej prapë në mend. Por cila është arritja e tij më e madhe për këta muaj?

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë për Express se krejt çfarë mund të quhet arritje në këtë kohë, është numri i madh i zëvendësministrave e që për Kosovën ky është një staf enorm.

“Pritjet kanë qenë më të mëdha realisht, por 100-ditëshi i kësaj Qeverie vetëm e betonoi numrin e madh, ristrukturimin dhe emërimet e divizioneve politike që nuk janë vetëm me ministra. Zv/kryeministra dhe zv/ministra, por edhe me kabinete politike dhe stafi tjetër politik që është enorm për Kosovën. Jashtë kësaj nuk ka asnjë të arritur tjetër që mund të përmendet”, është shprehur ai.

Ky zyrtar i lartë i partisë së Isa Mustafës po e sheh të nevojshme që të bëhet Ligji për Qeverinë dhe se vetëm në këtë mënyrë siç vlerëson ai, do të caktohen emërimet që duhen bërë.

Haziri shfaqet i bindur se edhe më tutje Qeveria Haradinaj do të emërojë zëvendësministra nga radhët e PDK-së.

“Priten emërime tjera të divizioneve të zëvendësministrave që vijë nga radhët e PDK-së që do të ngarkohet edhe më shumë kabineti qeveritar dhe natyrisht nuk pres që do të ketë riorganizim ose ristrukturim pa e vendos një ligj, Ligji mbi Qeverinë i cili në mënyrë eksplicite e cakton numrin e kabinetit, kompetencat dhe emërimet që duhet me ndodhë”, thekson ai.

Megjithatë, Haziri ironizon duke thënë se “kreativiteti” i kësaj Qeverie mbetet në emërimin e njerëzve, por jo zgjidhjen e problemeve.

“Kemi dyfishim të punëve për dallim nga qeveritë e kaluara. Kjo Qeveri ka dyfishim dhe trefishim të detyrave, ka Ministri për Zhvillim Rural dhe ka Ministri për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ka Ministri për Investime dhe Ministri për Diasporë dhe Investime, për Inovacione, dhe kreativiteti në thonjëza i kësaj Qeverie ka të bëjë me emërimin e njerëzve dhe jo me zgjidhjen e problemeve por me emërime politike”, ka shtuar ai.

Qeveria “Haradinaj” mori besimin e deputetëve të Kuvendit më 9 shtator, kurse më 11 shtator, me ceremoni shtetërore, ai pranoi detyrën nga pararendësi i tij, Isa Mustafa.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)