Zidane i kënaqur me Benzeman, thotë se s’do të bëjë përforcime në janar

Zidane i kënaqur me Benzeman, thotë se s’do të bëjë përforcime në janar

Shuma marramendëse që Ronaldo e fiton nga postimi i një fotografie në Instagram

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i kënaqur me grupin që ka në dispozicion.

Real Madridi arriti që me mund të madh të kualifikohej në finalen e Kupës së Botës për Klube pasi u desh të rikthente rezultatin ndaj Al Jaziras.

Në këtë ndeshje madrilenët humbën shumë raste, me në krye Karim Benzeman i cili është kritikuar për paraqitjet e tij të fundit me ‘Los Blancos’.

Por në mbrojtje të Benzemas, ka dalë trajneri Ziendine Zidane i cili është i bindur se bashkëkombësi i tij do ta gjejë formën e duhur dhe do t’i kthehet golave, transmeton KP.

“Nuk do të kërkoj asnjë blerje të lojtarëve. Benzema është shumë mirë edhe pse nuk ka shënuar. Mund të jepni çfarëdo mendimi që të doni dhe sipas jush ai duhet të shënojë gjithmonë, por unë e di se ai ka zhvilluar një ndeshje të mirë, ka pasur lëvizje të mira ashtu si Ronaldo”, ka thënë ai.

Reali në finale do të ndeshet me Gremion.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)